Nëntë gra të vdekura në dy muaj, frikë për një vrasës serial në Afrikën e Jugut

17 Shtator 2026 | 15:48

Zbulimi i trupit të një gruaje, i nënti në dy muaj, ka ngjallur shqetësim të madh në Afrikën e Jugut, pasi nëntë gra janë gjetur të vdekura në zonën Ekurhuleni, në lindje të Johanesburgut, që nga korriku.

Trupi i fundit u gjet të enjten në mëngjes në zonën e Dawn Park, në anë të rrugës. Sipas policisë, gruaja ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbështjellë me një çarçaf, ndërsa identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

Incidenti ka rritur shqetësimin në zonë, por autoritetet thonë se ende nuk është e qartë nëse nëntë vdekjet janë të lidhura me njëra-tjetrën apo nëse pas tyre qëndron një vrasës serial.

E gjitha nisi më 15 korrik, kur u gjet trupi i parë. Dy ditë më vonë, një i dyshuar në këtë rast u arrestua dhe mbetet në paraburgim. Policia nuk e ka lidhur këtë person me vdekjet e tjera.

Zbulime të tjera pasuan në gusht dhe shtator, në zona të tilla si Kempton Park, Olifantsfontein, Clayville dhe KwaThema. Disa prej grave u gjetën pjesërisht të veshura dhe me lëndime.

Mes viktimave ishte edhe 38-vjeçarja Elizabeth “Tsontso” Moselakomo, e cila u zhduk javën e kaluar pasi doli nga shtëpia për një vrapim pasdite. Trupi i saj u gjet tre ditë më vonë pas një hoteli në Kempton Park.

Dy gra të tjera janë identifikuar si Itumeleng Kekana, e cila ishte zhdukur që nga korriku, dhe 38-vjeçarja Dino Evelyn Motapane, trupi i së cilës u gjet në anë të rrugës në KwaThema të martën.

Gruaja e fundit, e cila vlerësohet të jetë rreth të 30-ave, sipas mediave lokale kishte mavijosje dhe plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka ngritur një ekip të posaçëm për të hetuar vdekjet. Ekipi përfshin detektivë, oficerë të inteligjencës, ekspertë mjeko-ligjorë dhe specialistë të tjerë, për të shqyrtuar nëse ka ndonjë element të përbashkët mes rasteve.

Autoritetet po kërkojnë gjithashtu një “person me interes”, të cilin e kanë përshkruar si të tillë, por ende nuk kanë sqaruar se me cilin prej rasteve është i lidhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Jordania dhe Franca këtë të enjte kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje teksa kanë diskutuar edhe lidhur me angazhimin e tyre për stabilitetin rajonal....
14:41 | 17/09/2026

Kryeministri i Suedisë jep dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson do të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vendit. Kështu njoftoi ai të enjten, pas numërimit përfundimtar të votave. Partitë...
14:29 | 17/09/2026

35-vjeçarja arrestohet për vjedhje dhe bëhet virale për ngjashmërinë e ‘frikshme’ me divën e muzikës pop, Jennifer Lopez!

Një 35-vjeçare nga Minesota është bërë virale në rrjetet sociale pas arrestimit për vjedhje, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngjashmëria e saj...
14:25 | 17/09/2026