web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla-opozitës: Këtë teatrin që ju jeni atdhetarë e ne tradhtarë lëreni për një kohë tjetër

17 Shtator 2026, 15:47, Politikë CNA

Balla-opozitës: Këtë teatrin që ju jeni atdhetarë e ne

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend në lidhje me vendimin e marrë në Hagë një ditë më parë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.

Ai i është drejtuar opozitës që teatrin për atdhetarizëm ta lënë për një kohë tjetër.

Balla u shpreh se aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së ishte një batërdi.

“Këtë teatrin se ju jeni atdhetarët se ne qenkemi tradhtarë lereni për një kohë tjetër. E kemi ndjekur me shumë shqetësim shpalljen e aktgjykimit në Shkallë të Parë nga ato dhoma të specializuara të Kosovës në Hagë. Na duhet të mos heshtim përballë gjuhës me të cilën u përshkrua lufta për liri, gjaku i dëshmorëve.

UÇK lindi si përgjigje ndaj represionit shtetëror serb dhe masakrave ndaj qytetarëve të Kosovës.

Krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve të Kosovës nuk mund të jenë sfond dekorativ i kësaj historie. Ishte e papranueshme batërdia që dëgjuam”, tha Balla./ CNA

 





Lajmet e fundit nga