65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Shqipëria ratifikon mekanizmin e kompensimit

17 Shtator 2026 | 16:02

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi sot deputetëve, në seancë plenare, të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën.

Me ratifikimin e konventës, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm. Për hyrjen e tij në fuqi nevojiten 25 shtete.

Sipas ministrit, në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65 000 kërkesa, të cilat Komisioni do t’i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin.

“Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, tha Gogu.

Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një kontribut financiar vjetor, i cili mund të kërkohet më pas nga Federata Ruse.

Ministri komentoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të shpallur dje në Hagë. Ai tha se vendimi u prit “me zhgënjim të thellë”.
Gogu theksoi se apeli është rruga e duhur për çdo kundërshtim dhe se lufta e UÇK-së “ishte luftë çlirimtare, e drejtë, e domosdoshme”.

“Ne nuk e mbështesim drejtësinë ndërkombëtare vetëm kur vendimet na pëlqejnë. Por as nuk heshtim kur na zhgënjejnë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nëntë gra të vdekura në dy muaj, frikë për një vrasës serial në Afrikën e Jugut

Zbulimi i trupit të një gruaje, i nënti në dy muaj, ka ngjallur shqetësim të madh në Afrikën e Jugut, pasi nëntë gra janë gjetur...
15:48 | 17/09/2026

Pas vendimit të Hagës, bashkëshortja e Rexhep Selimit publikon foton me fëmijët: Gjithmonë krenarë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me fëmijët e saj, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...
15:27 | 17/09/2026

Vendimi i Hagës bashkon PS dhe PD, Kuvendi: I padrejtë dënimi i Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

PS dhe PD kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në Kuvend për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite...
15:18 | 17/09/2026