Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Tomor Alizoti kanë zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Landit të Turingisë dhe antar i Bordit te Fondacionit Adenauer dhe drejtorin e Fondacionit "Konrad Adenauer", Thomas Kunze. Në këtë takim, Berisha theksoi se problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë.
"Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqiperi ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën. Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë çvlerësuar euroja dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë çvlerësuar në 10 vite përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë çvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3% me shume se ne cdo vend tjeter pas Ukraines. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë në nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë. Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme," tha Berisha.
Në takim u diskutuan gjithashtu probleme të lidhura me farsën zgjedhore, korrupsionin e papërmbajtshëm dhe bllokimin e luftës kundër tij, si dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në parlament. Berisha falenderoi me mirenjohje CDU, Fondacionin Konrad Adenauer ne Tirane dhe drejtorin e tij Dr Tomas Kunze per mbeshtetjen e cmuar qe i kanë dhene PDSH dhe vendit tone.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Shtator16:02
“Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant Ball&...
POLITIKE
17 Shtator14:39
Himçi: Prej vitesh përballemi me bllokime të gjata trafiku në hyrje-daljet e Elbasanit
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, zhvilloi sot interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karaka&c...
POLITIKE
17 Shtator14:22
Deklaratat “bombë” të Ahmetajt, Berisha i bindur: Trafik dhe kontrabandë armësh!
Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur se Shqipëria ka bërë trafik dhe kontrabandë armësh me Roni Yeffet.
Në n...
POLITIKE
17 Shtator14:20
Debati për pagat e magjistratëve/ Tabaku: Tronditje në themelet e shtetit nga qeveria, nuk negociohet me Kushtetutën!
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku teksa komentoi debatin për pagat e magjistratëve, deklaroi se kjo është tronditje e themeleve të...
POLITIKE
17 Shtator14:16
“Balluku, mbesa e vrasësit serial”, Berisha: Nëse Rama e lëshon, Lubia e rrëzon
Kryetari i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit komentoi edhe çështjen e Ballukut, së...
POLITIKE
17 Shtator12:53
Berisha-socialistëve: Edi Rama është kryepisi, si minj do ju marrë me vete në anijen që po mbytet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua socialsitëve duke i thënë se “jeni bërë us...
POLITIKE
17 Shtator12:41
Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave në rrugë! Shoqërohet në polici edhe ‘djali’ i pankartave
Disa protestues kanë rrëzuar kazanët e mbeturinave në rrugë, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike...
POLITIKE
17 Shtator12:33
Berisha: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe ...
POLITIKE
17 Shtator12:25
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Koçeku: Nuk mu dha fjala në Kuvend, shteti e ka neglizhuar çështjen e Kosovës
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku theksoi se nuk iu dha fjala në Kuvend, pasi donte që të fliste për dënimin e ish krerë...