Kronikë
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak teksa lahej në det, mbytet 82-vjeçari nga Kosova

Ilustrim · Vizion Plus
Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, në Velipojë, ku një 82-vjeçar dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar arrest kardiak.
Për pasojë, 82-vjeçari është mbytur dhe ka humbur jetën.
“Rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se, gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv




