Ditën e sotme gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS Zegjine Çaushi, i cili pak ditë më parë plagosi me drapër ish-vjehrrin e tij, pasi theu urdhrin e mbrotjes që ishte vendosur ndaj tij për ish-bashkëjetuesen Merita Gremaj.
Kjo e fundit, pasi më herët denoncoi dhunën, përdhunimin dhe kërcënimet e ish-parterit të saj në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Shqipëra Live” në Top Channel, sqaroi të vërtetën e fotos së postuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, e cila deklaroi se Merita do të martohej me dajën e saj, por megjithatë dënoi çdo lloj dhune që mund të ishte ushtruar. Në foton në fjalë Merita dhe Bledari shfaqen të lumtur krahë njëri-tjetrit, teksa e reja mban një buqetë me lule në duar.
Gremaj ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes, duke u shprehur se nuk do të martohej kurrë me Bledaj Bakajn. Sa i përket fotos ajo sqaroi se ishte bërë në muajin qershor, nën kërcënimin e 52 vjeçarit.
Ajo po ashtu ka treguar se gjatë kohës që mbahej nga Bakaj nuk ka mundur të regjistrojë ndonjë prej episodeve të dhunës pasi nuk kishte celular.
Pjesë nga intervista:
Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?
Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës
Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?
Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton
Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar lulet në foto?
Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte
Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?
Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.
Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?
Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.
Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?
Merita Gremaj: Në muajin qershor
Sidorela Gjoni: Të këtij viti?
Merita Gremaj: Po
Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?
Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme
Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?
Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime
Sidorela Gjoni:Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?
Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse
Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?
Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.
Sidorela Gjoni:Në polici ça provash ke dhënë?
Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin
Sidorela Gjoni:A të ka marrë deputetja në telefon?
Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba
Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?
Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim
Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?
Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq.
Video credits © Top Channel
