MAGAZINË /

Xhaka, Dua Lipa dhe Rita Ora në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e tyre bëjnë jehonë në mediat serbe

Shkruar nga Versus

Xhaka, Dua Lipa dhe Rita Ora në mbështetje të ish-krerëve

Mesazhet e Granit Xhakës, Dua Lipës dhe Rita Orës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë vëmendje të gjerë edhe në mediat serbe.

Futbollisti Granit Xhaka ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të shoqëruar me mesazhin: “Ata luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut të tyre. Liria ka një emër.”

Në të njëjtën frymë kanë reaguar edhe Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dy artistet shqiptare me famë botërore kanë shpërndarë simbolikën e UÇK-së dhe mesazhin “Liria ka një emër”, duke shprehur publikisht mbështetjen e tyre.

Postimet e tre figurave të njohura nuk kanë kaluar pa jehonë në Serbi.

Mediat serbe u kanë kushtuar hapësirë reagimeve të tyre, por raportimet janë shoqëruar edhe me një gjuhë të ashpër ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në disa prej artikujve, mediat serbe nuk janë ndalur vetëm te përmbajtja e postimeve, por kanë përdorur edhe termin “kriminelë” për ish-krerët e UÇK-së./Versus.al

 

Poll