web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"72 vota kundër një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë"/ Muçollari: Do të mërziste Vuçiç

17 Shtator 2026, 16:35, Politikë CNA

"72 vota kundër një rezolute për gjenocidin serb në

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muçollari ka postuar një video ku nuk është votuar në Parlament rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Krahas videos, Muçollari shkruan se këto akte që kanë vjerë në politikë, të tjerat janë folklorizma dhe hipokrizi.

Demokrati thotë se Rama më shumë kujdeset për raportet me Vuçiç se sa për Kosovën.

 

72 vota kundër një rezolute të Kuvendit që dënonte krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Këto janë akte dhe aktet kanë vlerë në politikë. Të tjerat janë folklorizma dhe hipokrizi.

Në realitet, Edi Rama më shumë kujdeset për të ruajtur raportet me Vuçiç sesa për Kosovën. Ajo rezolutë do t’i shërbente Kosovës, por do të mërziste Presidentin e Serbisë”, shkruan Muçcollari.





Lajmet e fundit nga