Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend lidhur me audio-përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrihen dyshime për trafik armësh.
Këlliçi tha se prej 5 muajsh ka kërkuar informacion nga ministri i Mbrojtjes mbi deklaratën e muajti prill kur ministri e pohoi se këtu prodhohen armë dhe dërgohen në vende në konflikt, jo patenta fiktive. Por edhe pse kanë kaluar 5 muaj nuk kanë marrë ende përgjigje.
Më tej tha se mazhoranca shkeli Kushtetutën duke refuzuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s.
“U bënë 5 muaj që i drejtohemi me shkrim ministrit të Mbrojtjes dhe ai refuzon të kthejë përgjigje. Ditën e sotme në një akt të turpshëm, në konferencën e kryetarëve, mazhoranca ka shkelur sërish Kushtetutën duke mohuar 41 deputetëve të PD-së kërkesën legjitime për të hetuar veprimtarinë e KAYO-s, një kompani kriminale, e cila ka marrë 34 milionë euro të cilat kanë shkuar në xhepin e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës.
Kanë dalë disa audio-përgjime të cilat deri tani nuk rrëzohen as nga kompania vetë dhe nga askush në media, të bëra publike nga një ish-zëvendëskryeministër i këtij vendi. Kjo çështje që është prioritare dhe do të duhet të marrë një drejtim herët a vonë.
Ajo që keni bërë sot tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit me mikun e tij Ron Yeffet për interesat e tij me trafikun e armëve që prodhohen në vende të cilat janë në konflikt, si Sudani, sillen në Shqipëri sikur janë prodhuar këtu, ripaketohen dhe pastaj trafikohen në mënyrë të paligjshme dhe dërgohen në vende të tjera. Ndërmerrni masa që të zbatohet rregullorja e dakordësuar pak muaj më parë, ku thuhet se deputetët duhet të marrin përgjigje nga institucionet pa vonesë”, tha Këlliçi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Shtator16:10
Berisha takon ish-kryeministrin e landit të Turingisë: Narkoshteti i kryesuar nga Rama është problemi më madhor i Shqipërisë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Tomor Alizoti kanë zhvilluar një takim me ish-kr...
POLITIKE
17 Shtator16:02
“Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant Ball&...
POLITIKE
17 Shtator14:39
Himçi: Prej vitesh përballemi me bllokime të gjata trafiku në hyrje-daljet e Elbasanit
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, zhvilloi sot interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karaka&c...
POLITIKE
17 Shtator14:22
Deklaratat “bombë” të Ahmetajt, Berisha i bindur: Trafik dhe kontrabandë armësh!
Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur se Shqipëria ka bërë trafik dhe kontrabandë armësh me Roni Yeffet.
Në n...
POLITIKE
17 Shtator14:20
Debati për pagat e magjistratëve/ Tabaku: Tronditje në themelet e shtetit nga qeveria, nuk negociohet me Kushtetutën!
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku teksa komentoi debatin për pagat e magjistratëve, deklaroi se kjo është tronditje e themeleve të...
POLITIKE
17 Shtator14:16
“Balluku, mbesa e vrasësit serial”, Berisha: Nëse Rama e lëshon, Lubia e rrëzon
Kryetari i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit komentoi edhe çështjen e Ballukut, së...
POLITIKE
17 Shtator12:53
Berisha-socialistëve: Edi Rama është kryepisi, si minj do ju marrë me vete në anijen që po mbytet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua socialsitëve duke i thënë se “jeni bërë us...
POLITIKE
17 Shtator12:41
Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave në rrugë! Shoqërohet në polici edhe ‘djali’ i pankartave
Disa protestues kanë rrëzuar kazanët e mbeturinave në rrugë, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike...
POLITIKE
17 Shtator12:33
Berisha: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe ...