Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vite burgim, mbështetja për ta është shprehur edhe jashtë Kosovës.
Mbrëmjen e kaluar, shqiptarë të diasporës u mblodhën në Times Square, në zemër të Nju Jorkut, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe theksuan rëndësinë që, sipas tyre, ka ruajtja e kujtesës për luftën e Kosovës dhe sakrificën e popullit.
Pamje nga tubimi në Nju Jork ka publikuar në rrjetet sociale edhe prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.
Në reagimin e tij, Hajdari tha se diaspora shqiptare u mblodh në Times Square për të shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar aktgjykimin ndaj tyre si të padrejtë.
“Dje në Manhattan, në Times Square! TË GJITHË BASHKË, PËR NJË QËLLIM — LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Mbrëmë, diaspora shqiptare u mblodh si një trup i vetëm, me një zë dhe me një qëllim: të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë, ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ne besojmë se janë dënuar padrejtësisht.
Pavarësisht se nga cila trevë shqiptare vijmë, sot na bashkon Kosova, na bashkon historia jonë dhe respekti për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e saj. Nga Amerika e kudo në diasporë, mesazhi ynë është i qartë: nuk i harrojmë çlirimtarët tanë dhe nuk harrojmë sakrificën e popullit të Kosovës.
Së bashku kemi qenë në ditët më të vështira dhe së bashku do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe sot — si vëllezër e motra, si një diasporë dhe si një komb.
LIRI • DREJTËSI • DINJITET
Së bashku për vëllezërit tanë. Së bashku për çlirimtarët”, shkroi Hajdari në Facebook.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
17 Shtator15:40
“Nën hijen e flamurit”/ Gruaja e Rexhep Selimit reagon pas vendimit të Hagës
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ka reaguar publikisht Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshort...
KOSOVA
17 Shtator15:31
“Kundërshtojmë Gjykatën Speciale”/ Tjetër protestë në Prishtinë, Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë: Qëndrimi ynë nuk ndryshon
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, njoftimin e bëri të ditur Gazmend Sula gjatë një konference p&eu...
KOSOVA
17 Shtator15:04
Mbështetën ish-krerët e UÇK-së, mediat serbe 'sulmojnë' Granit Xhakën, Dua Lipën dhe Rita Orën
Qëndrimet e disa prej figurave shqiptare me njohje ndërkombëtare pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë m...
KOSOVA
17 Shtator14:55
Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin: Gruaja e tij tha se e mori policia serbe
Një dokument hetimor i vitit 2000 po rikthen në qendër të vëmendjes rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit, një prej rasteve...
KOSOVA
17 Shtator14:31
Haga dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat: MARRE!
Dhjetëra studentë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ditën e sotme, ndërsa po prot...
KOSOVA
17 Shtator10:07
“Me kokën lart babë, gjithmonë!”/ Djali i Jakup Krasniqit me mesazh një ditë pas vendimit
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
KOSOVA
17 Shtator09:07
Kreu i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve: Aktgjykimi mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces t&eu...
KOSOVA
16 Shtator23:01
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi: Vendim i padrejtë, procesi nuk ka përfunduar
Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hag&eu...
KOSOVA
16 Shtator22:57
Dënimi i Hashim Thaçit/ Le Monde: Gjykata Speciale kontroverse, përdori edhe prova nga Beogradi
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime luf...