E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku: Shqiptarët nuk janë dakord me mënyrën si po qeveriset vendi

Ilustrim · Vizion Plus

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend është ndalur tek protestat kundër qeverisë Rama.

Tabaku tha se qytetarët po kundërshtojnë mënyrën se si po qeveriset vendi dhe mënyrën e ndarjes së aseteve publike.

Ajo u ndal te çështja e KAYO-s, duke e cilësuar atë si një “skandal” dhe “sekret publik”, ndërsa pretendoi se rasti tregon se në Shqipëri nuk mjafton eksperienca apo investimi për të bërë biznes.

Tabaku: Dje ishte një ditë e trishtë për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Sot ndodhemi në një moment që qytetarët shqiptarë kanë mbi 100 ditë që janë në protestë. Ata nuk janë dakord me mënyrën sesi po qeveriset vendi. Kur shqiptarët kaën ngritur zërin ndaj këtij sistemi, ndaj mënyrës sesi ndahen asetet publike, bëhet publik një skandal i radhës, ose një sekret publik i radhës, siç është ai i KAYO-s.

KAYO tregoi se në Shqipëri nuk ka rëndësi sesa eksperiencë ke, sesi bën biznes, sesa ke investuar, por duhet të njohësh vetëm një njeri, Edi Ramën, për të bërë biznes, për të marrë një kontratë publike dhe për të ecur përpara. Asetet publike ndodhen sot nën sulm nga modeli KAYO dhe modele të tjera të ngjashme.

Ndërkohë që një familje mezi numëron lekët për qiranë, për naftën, paratë e taksave përdoren sot plotë 34 milionë në mënyrë jo-transparente, duke shkuar vetëm në 4 kompani që sot pretendohet që po zhvillojnë industrinë tonë të mbrojtjes.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.