LIVE UPDATES
Politike

"E lexoni historinë me porositë e Kryeministrit"/ Gjekmarkaj: Berisha, i vetmi personalitet që nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve

Gjekmarkaj tha se qëndrimet e shumicës ndikohen nga qëndrimet e kryeministrit Rama, ndërsa thkesoi mungesën e vëmendjes ndaj zhvillimeve që kanë ndikuar te çështja shqiptare në rajon.

17 Shtator 2026, 16:40 Nga G.M
"E lexoni historinë me porositë e Kryeministrit"/
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës në Kuvend, duke akuzuar socialistët se po e interpretojnë historinë sipas interesave politike. Gjekmarkaj tha se qëndrimet e shumicës ndikohen nga qëndrimet e kryeministrit Rama, ndërsa thkesoi mungesën e vëmendjes ndaj zhvillimeve që kanë ndikuar te çështja shqiptare në rajon.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj u ndal te debati i disa viteve më parë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë idenë e shkëmbimit të territoreve të Luginës së Preshevës me zonën e Mitrovicës. Ai pretendoi se në këtë proces ishin përfshirë qarqe politike, media dhe aktorë në Tiranë e Prishtinë, ndërsa veçoi Sali Berishën si figurën politike që, sipas tij, kundërshtoi ndryshimin e tërësisë territoriale të Kosovës.

“Zoti Balla ju referua historisë, por me sa duket historia nuk është pika e tij e fortë, sepse e lexon atë në mënyrë të njëanshme, e lexon me syzet e interesave të Partisë Socialiste, e lexon atë me porositë e kryeministrit. Por meqenëse vendosi të merrej me historinë, la dhe anashkaloi me dashje një nga ngjarjet kryesore që është diskutuar këto vite dhe ka trazuar botën shqiptare. Ajo ka qenë çështja e ndërrimit të territoreve të Kosovës me Serbinë. Lugina e Preshevës me Mitrovicën.

Patë personazhe në Kosovë, patë personazhe në Shqipëri, patë media të caktuara, patë lobet e caktuara kudo që rrezikonin tërësinë territoriale të Kosovës. I vetmi personalitet publik i cili u ngrit në lartësinë e historisë dhe në lartësinë e interesave kombëtare ishte Sali Berisha, i cili nuk bëri asnjë kompromis për çështjen e territoreve dhe është një betejë që e nxiti, e mbrojti dhe e fitoi. Madje i pagoi dhe një çmim të cilin ai e zgjidhi vetë me një këmbëngulje të paepur.”, u shpreh ai./Dosja.al

agron gjekmarkaj pd taulant balla

Sondazh

Poll

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg