SYRI TV/ Shkodër, By Pass pa ndriçim natën, banorët: Kalimi i rrugës i rrezikshëm

16:04, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sistemi i ndriçimit në Bypass-in e Shkodrës ndodhet në gjendje degradimi prej kohësh, duke lënë pjesën më të madhe të këtij aksi rrugor në errësirë totale gjatë natës. Mungesa e mirëmbajtjes dhe problemet e ndryshme kanë krijuar një situatë shqetësuese për sigurinë rrugore.

Vetë qytetarët flasin për rrezik të shtuar në lëvizjen gjatë natës dhe kërkojnë marrjen e masave. Kjo pasi, errësira dhe dëmtimet e barrierave mbrojtëse e bëjnë lëvizjen e mjeteve, këmbësorëve dhe biçikletave mjaft të pasigurt.

Për këtë kërkohet ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, pasi bëhet fjalë për një aks që lidh edhe Shkodrën me Malësinë e Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco