• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

17:13 : 17/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Andi Bushati

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me  intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa në Hagë u shpall një dënim sa i padrejtë po aq dhe i ekzagjeruar ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, kjo dramë që përgatitet prej më shumë se një dekade mund të na shërbejë edhe për një mësim.

Gjeneza e saj më shumë sesa tek Serbia apo Rusia, që i mallkojmë kollaj; më shumë sesa tek viktimat e rugoviste apo ata afro 200 shqiptarë ‘bukëshkalë’, që pranuan të dëshmojnë në proces; më shumë sesa tek instrumentalizimi i prokurorëve apo gjykatësve specialë, që u treguan edhe më të rreptë se paraardhësit e tyre në Nuremberg; pra më shumë se tek faktorë periferikë të këtij procesi duhet kërkuar brenda një mentaliteti mbizotërues në shoqërinë tonë.

Ajo është pasojë e servilizmit ekstrem që ne kemi kultivuar ndaj asaj që na diktohet prej SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë perendimorë.

Për të kuptuar këtë duhet ta kthejmë filmin në vitet 2011-2015, pra në atë kohë kur nuk qemë në gjendeje të ndërmerrnim hapat e duhur kundër raportit të Dik Martit në Këshillin e Evropës e deri në ditën kur parlamenti i Kosovës votoi për ngritjen e dhomave të specializuara. Të gjithë, pa përjashtim, e dinin se ngritja e këtij organi “sui generis”, që do të jepte vendime në emër të popullit të Kosovës me dosje të servirura nga Serbia, do të përfundonte me vendosjen e një njolle turpi. Mjafton të shikosh sot fjalimet e mbajtura në kuvend, në vitin 2015, qoftë ato të Hashim Thaçit, që bënte thirrje për ngritjen e kësaj gjykate, qoftë ato të Albin Kurtit që shpallte argumentat se përse duhej votuar kundër, për të konkluduar se këta dy liderë ekstremisht të ndryshëm bashkoheshin në një pikë: se kjo ishte një sakrificë me pasoja për të ardhmen e Kosovës dhe për imazhin që do të linte në histori lufta e saj çlirimtare.

Lexo edhe:

Tromp: Specialja u krijua për të kënaqur Serbinë, jo për drejtësi

Ne, populli më i masakruar i Europës!

Por, këto dy lexime përafërsisht të njëjta të situatës divergonin në dy rrugëzgjidhje krejtësisht të ndryshme. Hashimi përfaqësonte një shumicë dërrmuese në shoqëri, në Prishtinë dhe Tiranë, e cila besonte se ne duhet ti bindemi symbyllur Uashingtonit dhe Brukselit, sepse e vetmja forcë që kemi është aleanca, qoftë edhe në gabim, me ta. Albini, i pritnte një grupi ku e ku më të vogël në numur, ndonëse më parimor e me të gatshëm për të vënë trurin në punë, që predikonte se nëse i bindemi me çdo çmim partnerëve tanë, nuk mund të pretendojmë më që ata të na duan më shumë sesa veten.

Sot ne po e shohim para syve produktin e zgjidhjes që i dhamë kësaj dileme. Po, është e vërtetë që UÇK-ja ka njollat e saj kriminale. Po është e vërtetë që shumë komandantë e përdorën luftën çlirimtare për tu pasuruar personalisht dhe për ta shfrytëzuar si trampolinë për pushtetin e nesërm, duke eleminuar kundërshtarët.

Por, sado të vërteta të jenë këto mëkate deri më dje të pandëshkuara, pyetja është nëse insistimi i aleatëve tanë perendimorë për ngritjen e një Gjykatë Speciale u motivua nga meraku idealist për të zbardhur këtë pjesë të errët?

Dyshoj se jo! Me shumë gjasë ajo qe një karrem për të afruar Beogradin dhe një pjesë këmbimi në negociatat me Moskën. Këtë pandehmë e përforcojnë më shumë edhe qëndrime si ato të ndonjë ish zyrtari amerikan që ka treguar për dhuratën që iu bë Rusisë për të pranuar marveshjen e kontrollit bërthamor të Iranit. Gjithçka e bën edhe më evidente mënyra se si u arrestua Hashim Thaçi dhe forcat që vendosën në kulisa ta bëjnë këtë, ndërkohë që ai pati marrë avionin për të nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Pra, gati një shekull burg për ish kretër e UÇK që morrëm në këmbim, mund të mos kenë qenë asgjë më shumë sessa keqpërdorja e besimit qorr që ne i dhamë Brukselit dhe Uashingtonit. Deputetët e Kosovës në vend që të shkonin me bisht në shalë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të imponuara nga jashtë, minimumi duhet të kishin bërë përpjekje për të kërkuar rrugë alternative, qoftë me ngritjen e një institucioni vendas me gjyqtarë të huaj, qoftë me ndonjë zgjidhje nën mbikqyrjen e Eulex. Qeveritarët e asaj kohe duhet të kishin eksploruar rrugë të reja pa u bindur si yes man-ë ndaj propozimit unik të aleatëve. Tirana zyrtare duhej të ushtronte persion për mos realizimin e kësaj zgjidhjeje ekstreme, në vend që të niste kryeministrin me helikopter si emisar të amerikanëve.

Të gjithë ata që morën vendimin u bënë bashkë me një slogan: “Do ti’u bindemi partenrëve strategjikë“.

Tani, me vonesë, shumë vite më pas, kur ishte bindur se gjërat po shkonin keq e më keq, ish presidenti Thaçi u justifikua se e pati hedhur këtë hap, pasi e kishin kërcënuar se Gjykata do të ngrihej gjithësesi, qoftë edhe nëse Kosova nuk pranonte ta vontonte, porse në këtë rast do të qe më keq, pasi vendimi për të do të merrej në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku gjendeshin edhe vende jo aleate si Kina e Rusia.

Duke mos e ditur se sa i panegociueshëm ishte ky version dhe mbi të gjitha, se si do të përfundonte kjo rrugë e panjohur, një gjë është e sigurtë, duke rrefuzuar të pranonin diçka që i dukej e padrejtë, në dëm të imazhit të vendit të tyre dhe me pasoja për të ardhmen, liderët e Kosovës mund të mos shmanginin dot pasojat e rënda por së paku do të ruanin dinjitetin.

Duke u sjellë si servilë ata i sakrifikuan të dyja edhe bindjen e tyre edhe llogaritë e viteve të burgut.

Pasi sot pyetja shtrohet: A mund të ndodhte më keq sesa kaq: A mund të kishte një përfundim më të errët sesa një gjykatë, që e dënoi Hashimin e Kadriun me dyfishin e viteve burg që u kishte dhënë Serbia dhe që i njohu atyre përgjegjësi kolektive që Tribunali Kundër Krimeve në ish Jugosllavi, nuk kishte pranuar ta bënte për Ramush Haredinajn?

Disfata si numerike dhe morale është më e madhja e mundshëme. Ajo është mbi të gjitha pasojë e një verbërie të padurueshme kundrejt perëndimit. Pasojë e një “PO”-je të dhënë vetëm në emër të parteritetit. Pasojë e një përkuljeje që s’mund të ketë lidhje me mirënjohjen për atë që aleatët na “dhuruan” në 1999. Prandaj nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Pas episodeve më minore si ato me “non grata”-n në Shqipëri, apo me asosiacionin në Kosovë, vendimi i fundit i Hagës duhet të konsiderohet si mbyllja e epokës së servilizmit pa kushte ndaj perëndimit. /Lapsi.al

Etiketa: denim me burghageHashim ThaçiKadri VeselitRexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.uck

Lajme të lidhura

BOTA

Tromp: Specialja u krijua për të kënaqur Serbinë, jo për drejtësi

15:53 : 17/09/2026
AKTUALITET

Ne, populli më i masakruar i Europës!

15:07 : 17/09/2026
RAJONI

OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

14:32 : 17/09/2026
AKTUALITET

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

12:55 : 17/09/2026
RAJONI

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare: Aktgjykimi mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

12:07 : 17/09/2026
RAJONI

Dënimi me 25 vjet burg/ Djali i Hashim Thaçit: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:46 : 16/09/2026

TË GJITHA

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

17:13 : 17/09/2026

Pagat e magjistratëve/ Asociacioni Evropian i Gjyqtarëve: Po shkelet vendimi i Kushtetueses

17:06 : 17/09/2026

Zhupa: Kuvendi po funksionon sipas dëshirave të Ramës

17:05 : 17/09/2026

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë

16:58 : 17/09/2026

Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave

16:47 : 17/09/2026

Po fshihet në Shqipëri? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij

16:43 : 17/09/2026

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak pasi u fut në det, humb jetën pushuesi nga Kosova

16:22 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com