Audiopërgjimet e Ahmetajt/ Këlliçi zbardh aferën, si u morën 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur sot në Kuvend...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur sot në Kuvend...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur sot në Kuvend për audiopërgjimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt duke deklaruar se kanë rrëzuar fasadën e qeverisë.
Këlliçi tha se lufta në Ukrainë për kryeministrin Edi Rama dhe Ron Yeffetin e tij ishte një mundësi e artë për aferën korruptive dhe grabitjen e radhës.
Që nga publikimi i audiopërgjimit dhe deri më sot, Këlliçi u shpreh se qeveria ka heshtur dhe është përpjekur të mbulojë gënjeshtrat të cilat sipas tij e kanë gropozur dhe më shumë kryeministrin Edi Rama, Ron Yeffet dhe ministrin Ermal Nufi.
“Audiopërgjimet e fundit të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kanë rrëzuar përfundimisht fasadën e kësaj qeverie dhe jo vetëm. Lufta në Ukrainë për Edi Ramën dhe Ron Yeffetin e tij ishte një mundësi e artë jo për të ndihmuar, por për aferën korruptive dhe grabitjen e radhës.
Nga data 7 shtator, dita kur Arben Ahmetaj publikoi përgjimet, e deri më sot, organziata kriminale e drejtuar nga Rama ose ka heshtur ose është përpjekur të mbulojë këtë aferë me gënjeshtra të cilat kanë groposur dhe më shumë shefin e organizatës, Ronin e tij dhe kukullën e Ronit në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Këlliçi.
Ai tha se Arjeta Puca dhe Ardi Veliu dolën në ekran për të recituar atë që u ishte diktuar. Ajo që rezultoi sipas Këlliçit është se krenaria që Shqipëria prodhon mjete ushtarake ishte thjesht një kapanon pa asnjë mjet të modernizuar, por vetëm me saldatriçe, pinca dhe çekiçë. Pra u pa qartë se aty nuk prodhoheshin mjete ushtarake por blihen të gatshme dhe u ndryshohet boja apo iu vendoset ndonjë zgarë.
“Në datën 17 shtator Arjeta Puca dhe Ardi Veliu dolën në ekran jo për tu përballur me gazetarët dhe opinionin publik, por për të recituar atë që u ishte thënë.
Me zë dhe me figurë shqiptarët panë se si krenaria që Shqipëria prodhon mjete ushtarake ishte thjeshtë një kapanon që nuk kishte asnjë mjet të modernizuar por thjesht një saldatriçe pinca dhe çekiçë.
Ishte e qartë se aty nuk prodhohet asgjë por makinat blihen të gatshme u vihet boja dhe u vihet ndonjë zgarë”, u shpreh Këlliçi.
Më tej Këlliçi ka bërë me dije detajet se si janë marrë 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tua dhënë kompanive që kanë fituar tendering pa asnjë garë.
“Më pas, radhën për të folur e kishte famozi Ardi Veliu, i cili bëri deklarata të cilat janë një aktakuzë e pastër e bërë me zë dhe figurë dhe që ia lehtësoi punën prokurorëve të SPAK-ut tej mase.
Kompanitë e krijuara nga Kayo janë krijuar pa asnjë garë dhe zero konkurrencë. Krenaria Kayo nuk kishte nevojë dhe nuk hapi asnjë garë. Por erdhi magjistari Ron Yeffet dhe i hapi sytë shqiptarëve dhe më pas i tërë shteti u gjunjëzua para këmbëve të këtij magjistari.
Veliu deklaroi se nuk prodhojmë armë edhe pse ministri i Mbrojtjes informoi deputetët nga Kuvendi se armët jo vetëm që i prodhojmë por janë në përdorim në vendet që janë në konflikt dhe nuk janë patenta fiktive.
Fakti është që sot në 17 shtator Roni i Ramës ende nuk ka paguar 30 mijë euro për kapitalin fillestar për kompanitë dhe jo më milionat e premtuara. Paratë u morën nga taksat e qytetarëve dhe u dhanë paradhënie në fund të vitit 2025, po flasim për 10 milionë euro.
Deri më sot pagesat që Ron Yeffet për përshtatje makinash siç e quan vetë Ardi Veliu ka bërë, kanë shkuar në vlerën 30 milionë euro që janë paratë e qytetarëve më të varfër të Europës.
Kur u pyet veliu për Yeffet tha se negociatat për Timakdefence kanë filluar që në janar 2025 kohë kur ky shtetas nuk ishte aksioner i shoqërisë Timak.
Ardi dhe Ermal raketa si kryetar i këshillit mbikqyrës harruan se vkm që përcakton procedurën ligjore për krijimin e kësaj shoqërie si dhe autorizimin për të nisur negociatat është miratuar në qershor të vitit 2025 në momentin ku aksioner në këtë kompani në Timakdefence ka qenë magjistari Ron Yeffet. Pyetja është si kanë negociuar Veliu dhe Ermal raketa pa vkm. Ardi Veliu foli për mrekullinë shqiptare por harroi të thoshte se uniformat e ushtarakëve tanë prodhohen me pëlhura dhe zinxhirë të importuar nga Kina”, deklaroi Këlliçi./ CNA
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi në foltoren e Kuvendit...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një tjetër reagim në li...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i grupit pa...
Kompania “Rozafa” krahas pikës më të re që hapi në Fier di...
Kuvendi miraton me dakordësi deklaratën e përbashkët kundë...
Sikurse u raportua dje me detaje ekskluzive nga CNA, kryem...
Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar në pr...
Vijojnë tensionet dhe përplasjet në protestën që po zhvill...
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka dhënë një prononci...
Protesta jashtë Parlamentit vijon ende, ndërsa po zhvilloh...
Gjykata e Posaçme i është përgjigjur Dhomës së Avokatisë n...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dal...
Dy ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë ...
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është fo...
Një protestë pritet të mbahet në më pak se një orë para Pa...
Konfindustria ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeve...
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë miratuar d...
Ka përfunduar dita e 109 e protestës qytetare kundër qever...
Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar zëvendësministri...
Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 48-n ditë me radhë p...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi nga Kosova, E.M ka humbur jetën ditën e sotme. Si...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një ...
Arrestohet autori i vjedhjeve me thyerje në 16 lokale në k...
Tre persona janë arrestuar në Sarandë për palgosjen me thi...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqjen...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-pres...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet nd...
Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimev...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...