Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Grenell publikon foton e Bleona Qeretit me bluzën “I love Hashim Thaçi”

    Velipojë/ Pësoi arrest kardiak teksa lahej në det, mbytet 82-vjeçari nga Kosova

    Tre identitete me dokumente të dyshuara false, shpallet në kërkim 41-vjeçari dhe pezullohen dy punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tre identitete me dokumente të dyshuara false, shpallet në kërkim 41-vjeçari dhe pezullohen dy punonjës
    Aktualitet

    Tre identitete me dokumente të dyshuara false, shpallet në kërkim 41-vjeçari dhe pezullohen dy punonjës

    September 17, 2026

    Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” në mungesë për 41-vjeçarin David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu, i dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara për ndryshimin e të dhënave të identitetit.

    Në kuadër të të njëjtit hetim, organi i akuzës ka kërkuar edhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës për dy punonjës të administratës publike: O.O., punonjëse e Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr. 3 në Tiranë, dhe A.K., specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

    Sipas hetimeve të Prokurorisë, 41-vjeçari, i cili rezulton i dënuar më parë për mashtrim, dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara, të paraqitura si dokumente të lëshuara nga autoritetet e Izraelit, për të ndryshuar emrin dhe mbiemrin dhe për të siguruar më tej dokumente identifikimi.

    Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi me inicialet I.A. alias I.K. ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në D.I. në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë.

    Më 27 nëntor 2025, gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike, Njësia Administrative nr. 5 në Tiranë, ku ai rezultonte banor, konstatoi ndryshimin e të dhënave dhe riktheu gjeneralitetet e mëparshme, nga D.I. në I.K.

    Megjithatë, sipas Prokurorisë, më 29 dhjetor 2025, pas një kërkese për ndryshimin e vendbanimit nga Njësia Administrative nr. 3 në Tiranë, janë kryer sërish veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit. Këtë herë, ndryshimi është bërë mbi bazën e një dokumenti të paraqitur si certifikatë e Ministrisë së Brendshme të Izraelit, duke kaluar nga I.K. në D.I., të dhëna që aktualisht vijojnë të figurojnë për këtë shtetas.

    Organi i akuzës dyshon se dokumenti në gjuhën hebraike i paraqitur për ndryshimin e identitetit është i falsifikuar dhe se procedurat për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për gjendjen civile”.

    Sipas Prokurorisë, punonjësja e Gjendjes Civile, O.O., dyshohet se ka pranuar dokumentacionin pa kryer verifikimet e nevojshme. Në sistemin e Gjendjes Civile ekzistonin të dhënat e mëparshme të shtetasit dhe, sipas organit të akuzës, dokumenti i paraqitur nuk duhej të ishte pranuar si i vlefshëm pa aktet dhe verifikimet përkatëse.

    Ndërkohë, hetimi ka zbuluar se ndryshimi i të dhënave në sistem është kryer përmes një “user”-i që i përkiste një punonjësi i cili kishte dalë në pension prej vitesh.

    Prokuroria thotë se përmes të njëjtit “user” janë kryer një numër i lartë veprimesh për ndryshimin e të dhënave në sistemin e Gjendjes Civile, përfshirë persona që kanë pasur probleme me ligjin, persona të dënuar apo të deportuar nga vende të Bashkimit Evropian.

    Për këtë arsye, krahas kërkesës për “Arrest në burg” në mungesë për 41-vjeçarin, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar edhe masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për O.O. dhe A.K., ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe personat e përfshirë në këtë rast.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Grenell publikon foton e Bleona Qeretit me bluzën “I love Hashim Thaçi”

    September 17, 2026

    Velipojë/ Pësoi arrest kardiak teksa lahej në det, mbytet 82-vjeçari nga Kosova

    September 17, 2026

    Tre identitete me dokumente të dyshuara false, shpallet në kërkim 41-vjeçari dhe pezullohen dy punonjës

    September 17, 2026

    Kryeministri suedez jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, opozita e majtë merr shumicën e ngushtë

    September 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.