Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit
Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tyre për vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa kanë diskutuar për rrugët dhe mënyrat që duhet të ndiqen për korrigjimin e vendimit në shkallën e apelit.
Kurti e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, duke theksuar se ai duhet të ndryshohet pozitivisht në shkallën e apelit.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe kryetari Hamza janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.
Në njoftim, Kurti ka theksuar gjithashtu se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të drejta dhe të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës, si ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, për të cilin, siç theksohet në deklaratë, janë dokumentuar krime nga represioni sistematik dhe aparteidi, deri te mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare, spastrimi etnik dhe gjenocidi.
Vendimi i Hagës bashkon PS dhe PD, Kuvendi: I padrejtë dënimi i Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Diskutime brenda mbledhjes së Grupit të PS, Braçe kërkon qëndrim ndaj magjistratëve: Thanë se nuk na njohin
PS mbledhje grupi para seancës, zbulohen detaje nga mbledhja! Do lexohet në deklaratë për vendimin ndaj UÇK-së
- 17:26 Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë konkursin për të dytin vit
- 16:43 Diaspora shqiptare mblidhet në Times Square në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, prefekti i Tiranës ndan pamjet
- 16:22 U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë
- 16:10 Biblioteka e fshehur për 15 vjet në Siri, Abu Bilal shemb murin dhe rikthen librat në dritë
- 16:06 Erdogan kërkon një mandat të ri presidencial? Çfarë thotë këshilltari i tij për zgjedhjet e parakohshme
- 16:02 65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Shqipëria ratifikon mekanizmin e kompensimit