Precedent i rëndë ka ndodhur në elitën e futbollit bolivian. Portieri i ekipit të Club Deportivo Guabira, Juan Manuel Perel është kërcënuar me vdekje nga tifozët para ndeshjes kundër Always Ready.
Për këtë temë, ka dhënë më shumë detaje trajneri i Club Deportivo Guabira, Leonardo Eguez, ndërsa cek se kërcënimi me jetën ka shkuar deri te familja e Juan Manuel Perel.
“Jeta e portierit tonë, si dhe jeta e gruas dhe nënës së tij, u kërcënua. Atij iu tha se nëse nuk paguante shumën e kërkuar nga shantazhuesit ose nuk pësonte tre gola në ndeshje, familja e tij do të vritej.
Është e pamundur të përgatitesh seriozisht për një ndeshje kur merr kërcënime me vdekje. Diçka e dyshimtë po ndodh dhe nevojitet një hetim”, ishin fjalët e trajnerit Leonardo Eguez.
