LIVE UPDATES
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Shoqata Evropiane kundërshton projektligjin: Po anashkalohet vendimi i Kushtetueses

Shoqata thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për institucionet publike dhe duhet të zbatohen plotësisht.

17 Shtator 2026, 17:22 Nga G.M
Pagat e gjyqtarëve/ Shoqata Evropiane kundërshton projektligjin: Po
foto ilustruese

TIRANË- Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar lidhur me debatet për pagat e gjyqtarëve, duke shprehur shqetësim për projektligjin e paraqitur në Kuvend. Sipas saj, kjo nismë parashikon rillogaritjen retroaktive të pagave dhe nuk është në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shoqata thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për institucionet publike dhe duhet të zbatohen plotësisht. Ajo paralajmëroi se moszbatimi i vendimit mund të ndikojë në shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve.

Bordi i EAJ-së ka tjhëë se shpreson, që regresi i propozuar të mund të parandalohet. Ajo ka bërë të ditur se do ta diskutojë çështjen në Asamblenë e Përgjithshme në Lisbonë dhe do të informojë edhe institucionet ndërkombëtare.

Reagimi i plotë:

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve

Bordi i Shoqatës Europiane të Gjyqtarëve, EAJ, shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj 15/2026, shpalli antikushtetues sistemin ekzistues të pagave për gjyqtarët, prokurorët dhe personelin tjetër të gjykatave, dhe urdhëroi ligjvënësin të ndryshonte dispozitat përkatëse në përputhje me udhëzimet e saj brenda një afati të caktuar. Ajo gjithashtu përcakton se cilat dispozita duhet të zbatohen në rast se ligjvënësi nuk vepron. Jo vetëm që këto udhëzime u shpërfillën dhe pagesa e shumës së përcaktuar nga gjykata u refuzua, por në Parlament u paraqit madje një projektligj që parashikonte një rillogaritje prapavepruese të shpërblimit në fjalë.

Nëse ky projektligj do të miratohej, ai jo vetëm do të shfuqizonte rregullimin që rrjedh drejtpërdrejt nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por do të fuste gjithashtu në mënyrë prapavepruese një metodë llogaritjeje që duket po aq problematike sa ajo që gjykata e gjeti antikushtetuese. Me pak fjalë, ligjvënësi po përpiqet të anashkalojë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zbatimi efektiv i vendimeve gjyqësore, që buron nga natyra e tyre detyruese, është një element themelor i shtetit të së drejtës. Vetë koncepti i një gjykate të pavarur, i përcaktuar në nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nënkupton se një gjykatë ka autoritetin të japë një vendim detyrues që nuk i nënshtrohet ndryshimit, miratimit apo ratifikimit nga ndonjë autoritet jogjyqësor.

Sa i përket posaçërisht zbatimit të vendimeve të gjykatave kushtetuese, natyra e tyre përfundimtare dhe detyruese rrjedh domosdoshmërisht nga epërsia e Kushtetutës. Këto vendime duhet të respektohen nga të gjitha autoritetet publike dhe individët. Moszbatimi i një vendimi të gjykatës kushtetuese është i barasvlershëm me shkeljen e vetë Kushtetutës.

Nga ky këndvështrim, zhvillimet e përmendura më sipër shkelin shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe balancën e pushteteve. Ato gjithashtu minojnë besimin te shteti dhe te reformat pozitive të sistemit gjyqësor në Shqipëri, të cilat deri më tani janë arritur me përpjekje të mëdha.

Bordi i EAJ-së shpreson, për këtë arsye, që ky regres i propozuar të mund të parandalohet. Ai do të mbështesë anëtarin e tij, Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, në përpjekjet e tij për të arritur këtë qëllim, do ta vendosë çështjen në rendin e ditës së Asamblesë së Përgjithshme, e cila do të zhvillohet në tetor në Lisbonë, dhe do të informojë aktorët përkatës ndërkombëtarë dhe europianë për situatën alarmante në Shqipëri./Dosja.al

shoqata evropiane e gjyqtarëve gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg