Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet më të fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, ku nuk kanë munguar masat drastike…

TIRANE - Në morinë e masave të marra nga Komisioni i Drejtësisë dhe Etikës në FSHF, të cilat po i botojmë më poshtë: Drejtori Tragaj te Vora është pezulluar me tetë ndeshje pas sfidës me Teutën.
Ndërkohë drejtori Bunjaku te Tirana është pezulluar me dy sfida pas takimit me Skënderbeun, kurse futbollisti Adnard Mehmeti i Vllaznisë e pëson me dy ndeshje pas ngjarjeve në Laç. Për Bruno Telushin dhe Brajan Selmanin është vendosur pezullimi i dënimeve.
Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, marrë në mbledhjen e fundit të tij, datë 17.09.2026:
1. KF Laçi, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. Lojtari i KF Vllaznia, Adnard Mehmeti, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
5. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së problematikave teknike apo organizative që shkaktojnë ndërprerjen e zhvillimit normal të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara në Kodin e Disiplinës dhe Etikës dhe në rregulloret e FSHF.
8. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
9. KF Oriku, për mosrespektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, duke shkaktuar vonesë në fillimin e ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
10. Zyrtari i Luzi Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Zyrtari i KF Shiroka, Ardit Mani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13. Akademia e Futbollit U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-18, kundër KF Vora U-18, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
14. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19, datë 16.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Romeo Harizaj kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
15. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 03.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Gledi Mici kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
16. KF Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Liridon Latifi kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
17. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 22/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Emiljano Çela kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
18. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Bekim Kuli kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
19. KF Lushnja, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 30.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Ardit Hoxhaj kundër KF Lushnja, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
20. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kleandro Lleshi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 19.06.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
21. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fatmir Prengaj. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 08.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
22. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erisildo Smaçi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 07, datë 25.03.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
23. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ildi Gruda. Klubi i Futbollit Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 04, datë 19.02.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
24. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
25. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Nelson Joseph Pius, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Igli Rrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-18, Klejdi Gjini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Në një komunikatë për shtyp, Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur se trajneri i katër herë kampion&e...
SPANJE - Menaxhmenti i Barcelonës është në kërkim për një qendërsulmues të ri për Hansi Flick. Sip...
ANGLI - Qasja e re ndaj përdorimit të teknologjisë në fushë, e cila debutoi këtë vit nën drejtimin e gjyqtarit të...
Ish-presidenti Todd Boehly ANGLI - Një riorganizim i madh korporativ po e trondit menaxhmentin e lartë të Chelseat. Në një d...
ITALI - Vala e re e trajnerëve ndërkombëtarë të futbollit mirëpret zyrtarisht një emër me prestigj absolut. Franc...
ITALI - Nesër shënohet thirrja e parë për Mancinin, e dyta si trajner i Italisë. Pasi ka thirrur paraprakisht ga...
ITALI - Portieri i Comos, Jean Butez, shfaqet në listën paraprake të lojtarëve të thirrur nga Zinedine Zidane, trajneri i ri i komb&e...
GJERMANI - Ai ka përzgjedhur 44 lojtarë për grumbullimin e tij të parë ndërkombëtar si trajner. Jurgen Klopp vazhdon të...
SPANJE - Pas skandalit të Ceutës që përfshin Mbappé dhe Vinicius, Real Madridi po vazhdon marshimin e tij. Sipas ra...
ITALI - Kthimi në Evropë supozohej të ishte një kohë për shpengim, por u shndërrua në një makth. Humbja e dhimbsh...