“Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s”, MIE: Hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të VIA-s, koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, dhe nuk ka pranuar të pezullojë zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit.
Sipas njoftimit për media të kësaj ministrie, më 16 shtator 2026, Arbitri i Emergjencës nxori Urdhrin në kuadër të procedurave të arbitrazhit të urgjencës të nisura nga VIA dhe “rrëzoi tërësisht dy nga tri kërkesat e VIA-s” ndërsa nuk pranoi kërkesën kryesore të kompanisë për pezullimin e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit.
Ministria sqaron se e vetmja masë e urdhëruar ishte “ruajtja e kufizuar dhe e përkohshme e status quo-së”, deri në konstituimin e tribunalit të arbitrazhit dhe momentin kur ai të jetë në gjendje ta shqyrtojë çështjen.
“Arbitri rrëzoi kërkesën e VIA-s për të pezulluar si zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit, ashtu edhe zbatimin e Njoftimit për Zgjidhje. MIE thotë se Arbitri ra dakord me qëndrimin e saj se “as Kontrata, as provat e paraqitura nuk ofronin bazë të mjaftueshme ligjore” për një masë të tillë. Si rrjedhojë, zgjidhja e Kontratës së Koncesionit ka hyrë në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ministria sqaron gjithashtu se, sipas vendimit të Arbitrit të Emergjencës, janë rrëzuar edhe kërkesat e VIA-s që MIE të detyrohej të merrte pjesë në ndërmjetësim dhe të caktonte një ndërmjetës, si dhe kërkesa për shtyrjen e fillimit të arbitrazhit me dy muaj të tjerë.
“Rrëzimi i këtyre kërkesave bën që mosmarrëveshja të mund të kalojë menjëherë te tribunali i arbitrazhit, ku ministria thotë se “do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri qëndrimin e saj”. Për masën e përkohshme, Arbitri i Emergjencës ka urdhëruar që, përkohësisht, ministria të mos ushtrojë të drejta të caktuara që lindin pas zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit. Kjo masë është afatshkurtër dhe do të mbetet në fuqi vetëm deri në konstituimin e tribunalit të arbitrazhit dhe derisa ai të jetë në gjendje ta shqyrtojë çështjen. Kjo masë “nuk cenon vlefshmërinë apo efektshmërinë e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Arbitri i Emergjencës ka urdhëruar gjithashtu VIA-n të përballojë shpenzimet e procedurave të arbitrazhit të urgjencës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilëson vendimin si “një dështim të qartë të VIA-s për të siguruar vendimin që përbënte thelbin e kërkesës së saj”.
“VIA kishte kërkuar të pengonte hyrjen në fuqi të zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit dhe të vononte fillimin e arbitrazhit përmes një procesi të zgjatur ndërmjetësimi. “Nuk arriti asnjërën prej tyre”. Vendimi i mundëson të përgatisë hapat e mëtejshëm që rrjedhin nga zgjidhja e Kontratës së Koncesionit, të cilët, sipas ministrisë, janë të nevojshëm “për të mbrojtur interesin publik”, duke respektuar masën e kufizuar dhe afatshkurtër të urdhëruar në pritje të konstituimit të tribunalit të arbitrazhit”, njofton ministria.
Në përputhje me vendimin e Arbitrit të Emergjencës, MIE ka bërë të ditur se do ta njoftojë VIA-n se “zgjidhja e Kontratës së Koncesionit ka hyrë në fuqi”.
ABI Bank konsolidon rritjen në gjashtëmujorin e parë 2026
Prestigjozja evropiane Euractiv vë në fokus bankingun digjital shqiptar
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: I japim zgjidhje trafikut
- 18:10 Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin e Hagës
- 18:06 Gjoba dhe pezullime në futbollin shqiptar, 6 klubeve u bllokohet merkatoja
- 17:47 Kombëtarja nis përgatitjet për Nations League, Maran shpall të shtunën listën e kuqezinjve
- 17:30 Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit
- 17:26 Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë konkursin për të dytin vit
- 16:43 Diaspora shqiptare mblidhet në Times Square në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, prefekti i Tiranës ndan pamjet