Foda reagon pas tërheqjes së Rrahmanit: Nuk është e vërtetë se lojtarët e tjerë duan të bojkotojnë Kosovën

Foda reagon pas tërheqjes së Rrahmanit: Nuk është e vërtetë se lojtarët e tjerë duan të bojkotojnë Kosovën

17:38, 17/09/2026

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka reaguar për vendimin e kapitenit Amir Rrahmani për t’u tërhequr nga Kombëtarja, duke mohuar kategorikisht se pas këtij vendimi fshihet një bojkot më i gjerë nga futbollistët kosovarë.

Foda ka zbuluar se Rrahmani e ka informuar personalisht për vendimin e tij, i cili erdhi pas zhvillimeve të fundit në drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahmani ka dhënë dorëheqjen. Ai më informoi personalisht për këtë”, deklaroi Foda për “CANAL+”, gjatë ndeshjes së Europa League mes Sturm Grazit dhe Rennesit.

Megjithatë, trajneri gjerman ka bërë të qartë se nuk pret një valë largimesh nga përfaqësuesja. Sipas tij, futbollistët që janë në gjendje të mirë fizike dhe që do të përfshihen në listën e tij do të jenë të gatshëm për grumbullimin e radhës.

“Por të gjithë lojtarët që janë në formë dhe që do t’i ftoj do të jenë atje të hënën dhe do të përgatiten për ndeshjet së bashku me mua”, shtoi Foda.

Deklaratat e tij u raportuan nga mediumi austriak “Laola1”, ndërsa Foda ka hedhur poshtë edhe zërat për një bojkot të mundshëm të Kombëtares nga lojtarë të tjerë.

“Ka shumë dramë që po ekzagjerohet. Ideja se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk është e vërtetë”, theksoi ai.

Në këtë mënyrë, pavarësisht vendimit të Rrahmanit për t’i dhënë fund aventurës me Kosovën, Foda pret që pjesa tjetër e futbollistëve të grumbullohet normalisht dhe të nisë përgatitjet për sfidat e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco