web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Fundi do të jetë i dhimbshëm"/ Zhupa: Kuvendi reflekton vetëm dëshirat e Edi Ramës

17 Shtator 2026, 17:37, Politikë CNA

"Fundi do të jetë i dhimbshëm"/ Zhupa: Kuvendi

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në seancën plenare, ka thënë se probleme reale të shqiptarëve sot janë vjedhja, korrupsioni dhe shpopullimi.

Zhupa u shpreh se kryeministri duhet të shqetësohet për urrejtjen e shqiptarëve ndaj tij dhe të japë dorëheqjen.

Më tej, deputetja duke u ndalur te platforma e socialistëve, “PasqyrAlbania” tha se të kujton pasqyrën e shtrigës te Borëbardha.

Zhupa hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se e ka shndërruar Shqipërinë në një plaçkë dhe Kuvendi nuk reflekton kërkesat e qytetarëve, por dëshirat e Ramës.

 

"Problemet reale të shqiptarëve janë vjedhja, korrupsioni, shpopullimi dhe injorimi. Rama nuk duhet të shqetësohet për algoritmin, problemi i tij duhet të jetë urrejtja e shqiptarëve dhe të japë dorëheqjen. Ju vazhuat me ‘Shqipërinë që duam’ dhe e bëtë 'Shqipërinë që duan oligarkët'. Tani keni shpikur pasqyrën, ne pasqyra na kujton shtrigën ku shikonte veten nëse ishte më mirë se Borëbardha. Pasqyra reflekton vetëm realitetin. Jemi katandisur keq e ju thoni hajdeni reklamojmë propagandën. Shqiptarët kanë bërë një protestë historike që Shqipëria të jetë një vend i jetueshëm. E keni shndërruar Shqipërinë si një plaçkë, ku thoni hajdeni ta ndajmë me këtë. Te Albanian Files gjeni projekte të Edi Ramës që nuk i dinë qytetarët dhe në Kuvend janë ndryshuar të paktën 6 ligje. Ligjet këtu bëhen sipas Ramës. Kuvendi nuk është refektim i kërkesave të qytetarëve, por një institucion që reflekton vetëm dëshirat e Edi Ramës. Të jeni të sigurt se fundi do të jetë i dhimbshëm”, tha Zhupa./CNA





Lajmet e fundit nga