Kombëtarja nis përgatitjet për Nations League, Maran shpall të shtunën listën e kuqezinjve

17 Shtator 2026 | 17:47

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë muajve shtator dhe tetor, me katër sfida në program.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë të shtunën, më 19 shtator, në orën 11:00, në Shtëpinë e Futbollit, listën e lojtarëve të grumbulluar për këto përballje.

Shpallja e listës do të bëhet gjatë një konference për media, ku tekniku italian do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe do të komentojë zgjedhjet e tij për sfidat e radhës.

Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Bjellorusinë në shtëpi, më 26 shtator, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojnë drejt San Marinos për ndeshjen e 29 shtatorit.

Më pas, Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Finlandës, më 3 tetor, përpara se të rikthehet në shtëpi për sfidën e dytë ndaj San Marinos, më 6 tetor.

Ndërkohë, grumbullimi i skuadrës do të nisë të hënën, kur lojtarët e ftuar do të bashkohen me ekipin dhe do të zhvillojnë pasditen e po asaj dite seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit.

Katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë një tjetër etapë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që synon të vijojë rrugëtimin në UEFA Nations League me përgatitje maksimale dhe përkushtim në çdo sfidë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s, hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës

Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të VIA-s, koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, dhe nuk ka pranuar të pezullojë zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit....
17:43 | 17/09/2026

Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në...
17:30 | 17/09/2026

U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Velipojës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:30, në zonën e...
16:22 | 17/09/2026