Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pasi Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Kurti pret Hamzan, diskutohet APELIMI i aktgjykimit

Shkruar nga Newsbomb
Pasi Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Kurti
Albin Kurti dhe Bedri Hamza

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Sipas një njoftimi të bërë nga qevria e Kosovës, Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tytre lidhur me këtë vendim të dhënë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, teksa kanë diskutuar për rrugët dhe mënyrat që duhet të ndiqen për korigjimin e vendimit në shkallën e apelit.

Kurti pasi e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, theksoi se ai duhet të ndryshohet pozitivisht në apel. Kryeministri i Kosovës ka theksuar gjithashtu se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të drejta dhe të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese