Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Ajo sqaroi se fotografia e publikuar nga deputetja ishte bërë në Fier, gjatë një daljeje për të blerë rroba dhe sipas saj fotografia ishte përdorur në një situatë ku Bakaj e kërcënonte.
TIRANË- 34-vjeçarja, Merita Gremaj ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, se ajo dhe daja i saj, Bledar Bakaj, do të martoheshin. Duke folur në “Shqipëreia Live", Merita Gremaj ka mohuar se ka pasur plane për tu martuar me Bledar Bakajn, duke deklaruar se kurrën e kurrës nuk do të martohej me të. Ajo sqaroi se fotografia e publikuar nga deputetja ishte bërë në Fier, gjatë një daljeje për të blerë rroba dhe sipas saj fotografia ishte përdorur në një situatë ku Bakaj e kërcënonte.
Gremaj tha se kishte përjetuar dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme dhe se nuk e kishte denoncuar më herët nga frika. Sipas saj, Bakaj e kishte kërcënuar se do t’i hiqte një këmbë dhe një krah nëse fliste. Ajo tregoi se kishte dorëzuar prova në polici dhe se kërcënimet, sipas saj, kishin vazhduar edhe në shtëpinë e familjes.
Gremaj tha gjithashtu se nuk kishte pasur kontakte me deputeten pas denoncimit, ndërsa familjarë të Bakajt, sipas saj, i kishin kërkuar të tërhiqte denoncimin, duke i thënë se ai kishte fëmijë. Në fund, ajo shpreh shqetësim për gjendjen e babait të saj, i cili ndodhet në shtrat pasi 52-vjeçari e ka plagosur me drapër. E reja thekson se edhe nëna e saj është në gjendje shumë të rënduar.
Pjesë nga intervista:
Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?
Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës
Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?
Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton
Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar?
Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte
Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?
Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.
Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?
Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.
Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?
Merita Gremaj: Në muajin qershor
Sidorela Gjoni: Të këtij viti?
Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?
Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme
Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?
Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime
Sidorela Gjoni:Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?
Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse
Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?
Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.
Sidorela Gjoni:Në polici ça provash ke dhënë?
Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin
Sidorela Gjoni:A të ka marrë deputetja në telefon?
Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba
Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?
Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim
Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?
Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar lidhur me debatet për pagat e gjyqtarëve, duke shprehur shqet&e...
Bleona Qereti TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Richard Grenell ...
pamjet SHBA- Shqiptarët kanë protestuar edhe në SHBA, pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg katër ish...
Flamuj të UÇK-së në Marshin për Liri, që u organizua në Prishtinë më 12 shtator, katër ditë para shpa...
Ish-krerët e UÇK-së KOSOVA- Vendimi i Hagës në lidhje me ish-krerët e UÇK-së ka nxitur revolta në Kos...
foto ilustruese TIRANË- Dy zyrtarë janë pezulluar nga detyra dhe një shqiptaro-izraelitit është shpallur në k&...
Pamje PRISHTINA- Dhjetëra studentë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ditën e sotme,...
Foto ilustruse BULQIZA- Policia ka identifikuar njërin prej autorëve që grabiti me dhunë karburanti në Bulqizë, ngjarje ...
Një protestues në rrugë pranë objektit të EULEX-it në Prishtinë Një pjesë të objektit të Misionit t&...
KOSOVË- Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një...