Pacolli apel publik për qeverinë e Shqipërisë

Pacolli apel publik për qeverinë e Shqipërisë

17:31, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas urdhrit paraprak të arbitrazhit emergjent të ICC-së lidhur me ndërprerjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli i ka bërë apel Edi Ramës të ndryshojë qëndrim dhe të rikthehet te dialogu.

Në një reagim në Facebook, Pacolli thotë se MABCO nuk e ka kërkuar arbitrazhin, por është detyruar t’i drejtohet atij për të mbrojtur investimin dhe të drejtat e saj.

Pacolli kërkon rikthimin e legjitimitetit të VIA-s dhe vijimin e punimeve për përfundimin e aeroportit, duke paralajmëruar se zgjidhja përmes dialogut do të ishte në interes të publikut dhe do të shmangte kostot e konsiderueshme të procedurave ligjore.

Postimi i plotë:

APEL PUBLIK PËR QEVERINË E SHQIPËRISË

Pas vendimit të njëanshëm të Qeverisë për ndërprerjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, MABCO, investitori dhe financuesi i këtij projekti, si dhe zotëruesi i 98% të kuotave të VIA-s, u detyrua, në përputhje me kushtet kontraktuale, t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe investimit të saj.

Më 16 shtator 2026, arbitra e emergjencës e ICC-së, në kuadër të procedurës me seli në Londër, nxori një urdhër paraprak që i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet, gjatë procedurës së emergjencës, nga çdo veprim lidhur me ndërprerjen e koncesionit që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose të cenojë këtë procedurë. Ky urdhër duhet respektuar.

I bëj thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të krijojë kushtet për një dialog institucional dhe konstruktiv.

MABCO NUK KA SYNUAR  zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes ARBITRAZHIT. Përmes më shumë  shkresave, tentativave për takim, thirrjeve për veprime konstruktive dhe shmanjen e pëngesave, kemi kërkuar vazhdimisht zhvillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje civilizuese që do të mundësonte vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e aeroportit.

Propozimi ynë mbetet i qartë: të na mundësohet përfundimi i aeroportit dhe vënia e tij në funksion.

Në këtë fazë, kërkojmë që në VIA të këthehet legjitimiteti, puna dhe investimi ynë të respektohen dhe që procesi i përfundimit të aeroportit të vijojë.

I bëj thirrje Qeverisë edhe një herë  të zgjedhë dialogun dhe një zgjidhje të dakordësuar. Përfundimi i kësaj vepre dhe vënia e saj në shërbim të qytetarëve, turizmit dhe ekonomisë shqiptare do të ishte në interes të publikut dhe do të shmangte shpenzime të konsiderueshme për procedura ligjore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco