Gogu per Konventën e Ukrainës: Një dëm që njihet dhe dëmshpërblehet sjell drejtësi

17 Shtator 2026, 18:02Politika TEMA
Gogu per Konventën e Ukrainës: Një dëm që njihet dhe

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi deputetëve ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën.

Duke iu referuar rreth 65 mijë kërkesave të depozituara në Regjistrin e Dëmeve, Gogu theksoi se ngritja e Komisionit do të mundësojë shqyrtimin e tyre dhe përcaktimin e kompensimit.

“Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, deklaroi Gogu.

Lini një Përgjigje