• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kur u njoha me të, ishte në burg”/ Rrëfimi i gruas së Jakup Krasniqit: I kam premtuar se…

18:02 : 17/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Lexo edhe:

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

Diaspora shqiptare mblidhet në “Times Square” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, thotë se familja kishte shpresuar deri në fund për një vendim pafajësie.

“Ne kishim shpresë se do të shpalleshin të gjithë të pafajshëm. Vendimin e kemi pritur në shtëpi. Momenti i vendimit ishte shokues, nuk e prisnim. Kush janë ata 4 persona që po dënohen? Ata janë krerët e UÇK-së. Historia nuk do të helmohet nga asnjë vendim. UÇK-ja ka luftuar për liri. Ky vendim as nuk ndikon dhe as nuk duhet të ndikojë në jetën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë për Top Channel.

Sevdije Krasniqi thotë se familja do të vijojë të presë procesin e Apelit dhe kërkon lirimin e të dënuarve.

“Ne kërkojmë lirimin e tyre, do të presim Apelin. Besoj se tani do të bazohen në fakte. Tani dihet që ndërmarrja e përbashkët kriminale është udhëheqja e Serbisë bashkë me gjyqtarët e Gjykatës Speciale që dhanë këtë vendim”, u shpreh ajo.

Duke folur për marrëdhënien me Jakup Krasniqin, ajo tregon edhe si u njohën dhe si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Ma propozoi një shoqe e ime dhe më tha: ‘Ia vlen ta presësh profesor Jakupin’. Unë e prita dhe, pasi doli, ne u bëmë bashkë. I kam thënë Jakupit që nuk të kam ardhur në burg atëherë, por në Hagë do të të vij çdo muaj…”, tregon ajo.

Për bashkëshorten e tij, më e vështira ka qenë mungesa e Jakup Krasniqit në momentet e rëndësishme familjare.

“E kam përjetuar shumë rëndë kur kemi pasur gëzime në shtëpi, që ai nuk ka mundur t’i përjetojë”, shprehet ajo.

Sevdije Krasniqi tregon se familja e priste kthimin e tij dhe se bashkë kishin bërë plane për jetën pas Hagës.

“Ne e prisnim në shtëpi, kishim bërë plane. Madje, me Jakupin kishim thënë që do të iknim të dy të jetonim në një shtëpi në fshat”, pohoi e shoqja e ish-kreut të UÇk-së.

Ajo tregon se Jakup Krasniqi kishte shprehur dyshime për procesin, duke iu referuar mënyrës së arrestimit të tij.

“Duke parë si rrodhën gjërat, tha: ‘Nuk besoj shumë, sepse është gjykatë raciste’, nga mënyra si na kanë arrestuar, kur vetë ai ka mundur të dorëzohet. Pra, një arrestim si në kohën e ish-Jugosllavisë, madje edhe më rëndë”, tha ajo.

Pas vendimit, familja kërkon që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore dhe shpreson te Apeli.

“Ne kërkojmë që të përdoren të gjitha mjetet ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate. Ne po shpresojmë në Apel. Kjo gjykatë nuk duhet të ketë më të drejtë të merret me luftëtarët tanë. Ne kemi përballuar gjenocid”, u shpreh ajo.

Në fund, Sevdije Krasniqi tregon edhe mesazhin që i përcjell bashkëshortit të saj në këtë periudhë të vështirë.

“Unë Jakupit i them të qëndrojë i fortë, ashtu siç ai është”, tha ajo. /TCH

Etiketa: BurgdenimhageJakup Krasniqi

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

17:50 : 17/09/2026
BOTA

Diaspora shqiptare mblidhet në “Times Square” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

17:41 : 17/09/2026
AKTUALITET

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

17:13 : 17/09/2026
BOTA

Tromp: Specialja u krijua për të kënaqur Serbinë, jo për drejtësi

15:53 : 17/09/2026
AKTUALITET

Ne, populli më i masakruar i Europës!

15:07 : 17/09/2026
AKTUALITET

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:44 : 17/09/2026

TË GJITHA

“Kur u njoha me të, ishte në burg”/ Rrëfimi i gruas së Jakup Krasniqit: I kam premtuar se…

18:02 : 17/09/2026

Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë konkursin për të dytin vit

18:01 : 17/09/2026

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

17:50 : 17/09/2026

Diaspora shqiptare mblidhet në “Times Square” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

17:41 : 17/09/2026

Ministrat e Ramës me “sëmundje” të pashërueshme

17:31 : 17/09/2026

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, përplasje me policinë dhe shoqërime

17:19 : 17/09/2026

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

17:13 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com