Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot pranë Kuvendit, pas nisjes së seancës plenare.
Personat e shoqëruar janë dërguar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Seanca plenare e Kuvendit nisi në orën 10:00, ndërsa paralelisht protestuesit zhvilluan tubimin e paralajmëruar para godinës së Parlamentit.
Gjatë protestës pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit u drejtuan politikanëve me thirrjen: ‘Nuk na përfaqësoni’.
Sipas raportimeve, pas tensioneve të krijuara, policia shoqëroi të paktën 25 persona, të cilët u dërguan në Komisariatin nr. 1.
© SYRI.net