AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vendimi për Kosovën pasqyron përparësitë strategjike të Perëndimit, jo synimin për drejtësi

Dënimet e ashpra të dhëna ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë rezultat i një përpjekjeje perëndimore për të qetësuar Serbinë, duke krijuar një gjykatë për krimet e luftës që ndoqi penalisht shqiptarët e Kosovës, jo serbët.

Aidan HehirngaAidan Hehir
26 seconds më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
kosovo thaci verdict birn e1789646588683 1536x896
Mbështetës shprehin solidaritet me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas shpalljes së vendimit të gjykatës ndaj tyre, në Prishtinë, më 16 shtator 2026. Foto: BIRN/Antigone Isufi.

Ligji është në thelb politik. Parimet, institucionet dhe zbatimi i tij ndikohen gjithmonë nga interesat dhe pushteti – veçanërisht e drejta ndërkombëtare. Askund kjo nuk është më e dukshme sesa në rastin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Dënimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, është kulmi i një procesi që kishte pak të bënte me vendosjen e drejtësisë. “Gjykata Speciale”, siç njihet më së shumti, duhet kuptuar si produkt i një strategjie politike të ndjekur nga shtete të fuqishme perëndimore.

Gjykata u krijua në një klimë të zemërimit të gjerë publik në Kosovë. Edhe liderët politikë të Kosovës ishin kundër saj, e megjithatë, përfundimisht, parlamenti i vendit, Kuvendi, votoi për krijimin e saj. Pse? Përgjigjja ka qenë gjithmonë e qartë; aleatët perëndimorë të Kosovës, veçanërisht SHBA-ja, kërkuan që ajo të krijohej dhe ushtruan një sërë kërcënimesh për ta detyruar qeverinë e Kosovës ta bënte këtë. Në atë kohë, Thaçi e përshkroi atë si “padrejtësinë dhe fyerjen më të madhe që mund t’i bëhej Kosovës dhe popullit të saj” dhe pranoi se e mbështeti krijimin e gjykatës “nën një presion të madh nga komuniteti ndërkombëtar”.

Por pse e donin shtetet perëndimore një gjykatë të tillë? Pse do të mbështesnin ndjekjen penale të anëtarëve të një organizate – UÇK-së – me të cilën kishin bashkëpunuar për çlirimin e Kosovës në vitin 1999? Për ta kuptuar këtë, duhet ta vendosim gjykatën dhe vetë Kosovën në kontekstin më të gjerë të ndryshimeve të thella që ndodhën në nivel ndërkombëtar.

Qëllimet e Perëndimit u bënë më të kufizuara

kosovo specialist chambers e1789647102697
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Foto: BIRN/Hamdi Firat Buyuk.

Fundi i Luftës së Ftohtë solli një rend botëror unipolar të dominuar nga Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja. Kosova përfitoi shumë nga kjo në vitin 1999, kur NATO-ja ndërhyri për të mbrojtur popullsinë shqiptare nga shtypja e Sllobodan Millosheviçit, gjë që do të kishte qenë e paimagjinueshme dhjetë vjet më parë, gjatë epokës bipolare.

Megjithatë, ndërhyrjet e mëvonshme të udhëhequra nga SHBA-ja në Afganistan dhe Irak, të cilat patën pasoja të pafavorshme, e dobësuan fuqinë e Perëndimit dhe, në vitin 2008, pushtimi i Gjeorgjisë nga Rusia, i shoqëruar me krizën financiare globale, sinjalizoi se kishte nisur një epokë e re multipolare.

Me ngritjen e Rusisë dhe Kinës, si dhe me rënien e fuqisë ekonomike dhe politike të Perëndimit, politika e jashtme perëndimore ndryshoi ndjeshëm. Qëllimet e mëparshme, më të gjera, për përhapjen e demokracisë, zgjerimin e BE-së dhe NATO-s dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut u zëvendësuan me një fokus shumë më të ngushtë në ndjekjen e interesave strategjike. Kjo pati pasoja të thella për Kosovën.

Dikur përfituese e mbështetjes së gjerë perëndimore, Kosova tani e gjeti veten gjithnjë e më shumë të anashkaluar, ndërsa shtetet perëndimore ndiqnin një politikë të re pajtimi ndaj Serbisë. Nga frika se një Rusi në ringritje do të kërkonte të rriste ndikimin e saj të sapolindur në Ballkan, duke shfrytëzuar marrëdhënien e saj me Serbinë, shtetet perëndimore kërkuan të krijonin një aleancë të re me Serbinë.

Politika e lëshimeve ndaj Serbisë nënkuptonte tolerimin e një qeverie gjithnjë e më autoritare në Beograd, pavarësisht kufizimit të lirive civile, lirisë së medias dhe normave demokratike. Akoma më keq, shtetet perëndimore mbyllën sytë ndërsa Serbia nxiste paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin, duke ringjallur pikërisht atë lloj nacionalizmi sektar që ishte përdorur më parë nga Millosheviçi. Ishte pikërisht në këtë kontekst të ndryshimit të prioriteteve të Perëndimit – nga mbështetja e pavarësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës drejt lehtësimit të interesave të Serbisë – që u krijua Gjykata Speciale.

Pse Serbia këmbënguli për krijimin e gjykatës

Pas publikimit të “Raportit Marty” të Këshillit të Evropës në vitin 2011, Serbia kërkoi që të krijohej gjykata dhe shtetet perëndimore – të dëshpëruara për të fituar mbështetjen e Beogradit – ranë dakord. Prandaj u ushtrua një presion i jashtëzakonshëm mbi qeverinë e Kosovës nga diplomatët perëndimorë.

Qeveria e Serbisë, natyrisht, dëshironte krijimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që fokusi të largohej nga krimet e kryera nga forcat e saj në vitet 1990 dhe të zhvendosej te UÇK-ja, duke ndryshuar kështu në mënyrë thelbësore narrativën historike. Më e rëndësishmja, nga këndvështrimi i Beogradit, akuzat do të minonin vetë ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur, duke e paraqitur atë si një entitet të paligjshëm, të krijuar me dhunë nga “kriminelë lufte” dhe “terroristë”.

Përpjekjet e gjykatës për të komunikuar me publikun kanë qenë të vakëta dhe joefektive dhe, si rezultat, ajo nuk ka qenë në gjendje të fitojë legjitimitet në sytë e popullit të Kosovës. Ndërsa gjykata ka këmbëngulur se nuk është e përqendruar vetëm te një etni dhe se UÇK-ja nuk është në gjyq, kjo nuk ka gjetur jehonë te shqiptarët e Kosovës. Dhe pse do të ndodhte një gjë e tillë, duke pasur parasysh veprimtarinë e gjykatës deri më tani? Ajo ka ndjekur penalisht vetëm shqiptarë dhe aktakuza ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, gjë që natyrshëm njollos edhe UÇK-në.

Shtojini kësaj faktin se Serbia ka bërë përpjekje të papërfillshme për të ndjekur penalisht mijëra ushtarë, policë, paramilitarë dhe politikanë përgjegjës për brutalitetin e organizuar nga shteti dhe të ushtruar në vitin 1999, dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse shqiptarët në Kosovë kanë qenë të indinjuar nga vetë ekzistenca e Gjykatës Speciale.

Fakti që gjykata ndodhet në Holandë dhe është e përbërë nga të huaj ka shtuar më tej ndjesinë se, pavarësisht se çfarë thonë hollësitë teknike, kjo është një gjykatë e huaj e krijuar për të njollosur emrat e atyre që luftuan për Kosovën kundër shtypjes dhe për të minuar vetë ekzistencën e Kosovës. Duke pasur parasysh interesat politike dhe lojërat e pushtetit që nxitën krijimin e gjykatës, kjo është në thelb e vërtetë.

Kur u krijua gjykata, shumë prej fuqive të huaja që ia imponuan atë Kosovës deklaruan se ajo do të përmirësonte marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, do të lehtësonte pajtimin ndërmjet komuniteteve brenda Kosovës dhe do t’i mundësonte Kosovës të rriste integrimin e saj ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur dhe ka shumë pak prova se do të ndodhë ndonjëherë.

Trashëgimia afatgjatë e kësaj gjykate, veçanërisht dënimi i Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, me shumë gjasë do të jetë një ndjenjë e thellë zemërimi dhe tradhtie te shqiptarët e Kosovës – dhe triumfalizëm te nacionalistët sektarë serbë, të cilët ndihen të fuqizuar nga ky vendim. Asnjëra prej këtyre nuk i shërben paqes.

Aidan Hehir është ligjërues në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Universitetin e Uestminsterit në Londër. 

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Gjykata Speciale e KosovësHashimKosovaSerbiaUCK
kosovo thaci verdict birn e1789646588683 1536x896

Vendimi për Kosovën pasqyron përparësitë strategjike të Perëndimit, jo synimin për drejtësi

17:54 | 17/09/2026
“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

ILD kërkon procedim disiplinor për një prokurore dhe një gjyqtare

17:32 | 17/09/2026
photo 2026 09 17 13 35 30

Protesta përpara Kuvendit zhvillohet mes tensioneve, policia shoqëron disa qytetarë

16:34 | 17/09/2026
photo 2026 09 14 20 07 27

Gjykata vlerëson të paligjshme arrestimet e 12 protestuesve të hënën

15:28 | 17/09/2026
prokuroria fier

Dy ish-drejtorë të ASHK-së Fier nën akuzë për tjetërsim të 1143 ha toke në Seman

12:13 | 17/09/2026
813790876 17980036374094322 4954836779535760720 n

PS refuzon hetimin parlamentar për kontratat e shoqërisë “KAYO”

12:03 | 17/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.