Milan në krizë, Cardinale telefonon Amorimin

17 Shtator 2026 | 18:20

Humbja ndaj Benficas në San Siro ka shkaktuar krizën e parë të vërtetë të sezonit te Milani, ndërsa në qendër të kritikave është vendosur trajneri Ruben Amorim.

Sipas SportMediaset, paraqitja e dobët e kuqezinjve në ndeshjen hapëse të fazës së Ligës së Evropës, e shoqëruar me dy barazimet e mëparshme ndaj Juventusit dhe Lazios, ka rritur shqetësimin në klub. Tifozët në San Siro reaguan me fishkëllima si në përfundim të pjesës së parë, ashtu edhe pas vërshëllimës së fundit.

Në qendër të diskutimeve është Amorim, i cili po kritikohet për mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Ndryshimet e shumta në formacion dhe aktivizimi i disa lojtarëve me pak përvojë në arenën evropiane janë ndër pikat që kanë ngjallur më shumë debate.

Trajneri portugez ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij të fundit. Pasi kishte shprehur kënaqësi për merkaton dhe harmoninë me drejtuesit, Amorim ka pranuar se aktualisht nuk e ka në dispozicion skuadrën ideale për të zbatuar stilin e tij të futbollit dhe ka kërkuar kohë për të ndërtuar ekipin.

Ndërkohë, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, raportohet se është i zhgënjyer me ecurinë e fundit. Për këtë arsye, këtë pasdite pritet të zhvillohet një telefonatë mes Cardinale, drejtuesve të klubit, përfshirë Calvelli-n, dhe Amorimit.

Megjithatë, pozita e trajnerit nuk duket të jetë në rrezik. Takimi pritet të shërbejë për të analizuar problemet e shfaqura në ndeshjet e fundit, veçanërisht ato taktike dhe mentalitetin e ekipit.

Biseda vjen në prag të sfidës ndaj Lecces, me drejtuesit që synojnë të gjejnë mënyrën për të ndalur krizën e rezultateve dhe për të rikthyer ekipin në rrugën e duhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjoba dhe pezullime në futbollin shqiptar, 6 klubeve u bllokohet merkatoja

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën e fundit të futbollit shqiptar, ku në fokus janë gjobat...
18:06 | 17/09/2026

Kombëtarja nis përgatitjet për Nations League, Maran shpall të shtunën listën e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë...
17:47 | 17/09/2026

Real Madridi “në garë” për sulmuesin 15-vjeçar të Manchester United, JJ Gabriel

Real Madridi është ndër klubet që po përpiqen të nënshkruajnë me lojtarin e akademisë së Manchester United, JJ Gabriel. Më herët këtë javë, 15-vjeçari i dërgoi United një...
14:02 | 17/09/2026