Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Mbrojtja e Thaçit shprehet se gjatë procesit gjyqësor ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike. Sipas avokatëve, gjatë gjykimit janë ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale dhe mënyrën e ndërhyrjeve të anëtarëve të Panelit të Gjykimit gjatë seancave.
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar një ditë pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Përmes kryeavokatit të tij, Luka Mišetić, Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë pas vendimit të djeshëm dhe i ka njoftuar se do ta apelojnë vendimin. Mbrojtja e Thaçit shprehet se gjatë procesit gjyqësor ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike. Sipas avokatëve, gjatë gjykimit janë ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale dhe mënyrën e ndërhyrjeve të anëtarëve të Panelit të Gjykimit gjatë seancave.
Një tjetër pikë e kundërshtimit lidhet edhe me rastin e Behajdin Allaqit. Sipas mbrojtjes, Paneli i Gjykimit deklaroi publikisht se Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Allaqit, ndërkohë që më herët kishte urdhëruar që çështja të mos diskutohej në seanca publike dhe provat përkatëse të mbaheshin konfidenciale. Mbrojtja shprehet se një situatë e tillë ka cenuar të drejtën e Thaçit për një gjykim të drejtë dhe se provat mbi të cilat është bazuar ky konkluzion duhet të jenë objekt i shqyrtimit publik.
Reagimi i plotë
Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme. Avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë Aktgjykimin e djeshëm të Shkallës së Parë pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme në ligj dhe në fakte, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.
Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të parashtruara drejtpërdrejt nga anëtarët e Panelit të Gjykimit, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë. Mbrojtja qëndron në qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe Aktgjykimin e Panelit të Gjykimit.
Mbrojtja argumenton se gjetjet e Panelit të Gjykimit për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara. Për më tepër, dje Paneli i Gjykimit deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi më parë kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqit në seancat gjyqësore dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale.
Kësisoj, Paneli i Gjykimit e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është mbështetur ky përfundim janë mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave. Mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Panelit të Gjykimit për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës. Z. Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje. Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do ta dorëzojë zyrtarisht Njoftimin e Apelit për të korrigjuar këto gabime faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit./Dosja.al
Hashim Thaçi wishes to express his sincere appreciation for the outpouring of support he and Kadri Veseli, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi have received from the people of Kosovo and internationally, and calls upon Kosovo’s citizens to remain peaceful in response to yesterday’s…
— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 17, 2026
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës n&...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se Arb...
Igli Hasani TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se sot po kërkon t'i faturojë përgj...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gj...
pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Tomor Alizoti kanë zhvi...
Niko Peleshi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët pas vendimit të dje...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha i kërkoi ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu të japë d...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kompania "KAYO" është një skandal i pa...
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë p...