AKTUALITET /

Dënimi i 4-ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Vendimi duhet ndryshuar në Apel!

Kurti e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, duke theksuar se ai duhet të ndryshohet në shkallën e Apelit.

Shkruar nga Versus

Dënimi i 4-ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Vendimi

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Takimi u zhvillua pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë së Kosovës, Kurti e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, duke theksuar se ai duhet të ndryshohet në shkallën e Apelit.

Gjatë takimit, Kurti dhe Hamza kanë ndarë qëndrimet dhe përshtypjet e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, ndërsa kanë diskutuar edhe për hapat dhe mënyrat që duhet të ndiqen në vijim.

Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.

Në deklarimin e tij, Kurti ka mbrojtur gjithashtu luftën e UÇK-së, duke argumentuar se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, i cili ka theksuar nevojën për veprime konkrete në procesin e apelimit./Versus.al

 

Poll