Korriku sjell rekord vizitorësh në hotele, sa ishte rritja krahasuar me një vit më parë
Sezoni turistik i verës ka rritur aktivitetin e strukturave akomoduese në Shqipëri, me rreth 817 000 vizitorë të regjistruar vetëm gjatë muajit korrik. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve që qëndruan në hotele dhe struktura të tjera akomoduese u rrit me 15% krahasuar me korrikun e një viti më parë.
Pjesa dërrmuese e rritjes ka ardhur nga turistët e huaj. Numri i vizitorëve jo-rezidentë arriti në 622 700, kundrejt 526 300 një vit më parë, ose 18.3% më shumë. Vizitorët rezidentë u rritën me një ritëm më të moderuar, prej 6.4%, duke arritur në 194 000 persona.
Rritja e turizmit po reflektohet jo vetëm në numrin e personave të akomoduar, por edhe në net-qëndrime. Në korrik, numri i net-qëndrimeve u rrit me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për vizitorët e huaj rritja ishte 17%, ndërsa për rezidentët 4.4%.
Një tjetër tregues i rëndësishëm për industrinë hoteliere është norma e shfrytëzimit të dhomave. Në korrik 2026, ajo arriti në 55%, nga 53% në korrik të vitit të kaluar, duke u rritur me 2.4 pikë përqindjeje. Kjo tregon një përdorim më të lartë të kapaciteteve hoteliere në kulmin e sezonit turistik.
Kosova vazhdon të jetë tregu kryesor i origjinës për vizitorët e huaj që përdorin strukturat akomoduese në Shqipëri. Në korrik, turistët nga Kosova përbënin 18% të vizitorëve të huaj, të ndjekur nga Italia me 13% dhe Polonia me 11%. Franca zinte 7% dhe Gjermania 6%, ndërsa 45% e vizitorëve vinin nga vende të tjera.
“Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s”, MIE: Hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës
ABI Bank konsolidon rritjen në gjashtëmujorin e parë 2026
Prestigjozja evropiane Euractiv vë në fokus bankingun digjital shqiptar
- 18:52 Studimi i ri: Moti i ftohtë mund të paralajmërojë rritjen e rasteve të arrestit kardiak
- 18:40 “ADHD rrit me 48% gjasat për probleme gastrointestinale”, çfarë zbuluan studiuesit
- 18:38 Zgjidhet misteri 1600-vjeçar, ministri turk konfirmon ekzistencën e një tuneli 9 kilometra të gjatë nën Shën Sofinë
- 18:20 Milan në krizë, Cardinale telefonon Amorimin
- 18:17 Një tërmet i fortë godet Alaskën, sa ishte magnituda
- 18:10 Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin