
Një ditë pas vendimit të shkallës së parë në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar Hashim Thaçi përmes një deklarate të publikuar nga avokati i tij në rrjetin social X.Në deklaratë, Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar. Ai u bën gjithashtu thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në reagimin e tyre ndaj vendimit.
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka njoftuar se do ta apelojë aktgjykimin e shkallës së parë pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.
Avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë Aktgjykimin e djeshëm të Shkallës së Parë pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme në ligj dhe në fakte, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.
Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të parashtruara drejtpërdrejt nga anëtarët e Panelit të Gjykimit, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë. Mbrojtja qëndron në qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe Aktgjykimin e Panelit të Gjykimit.
Mbrojtja argumenton se gjetjet e Panelit të Gjykimit për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara. Për më tepër, dje Paneli i Gjykimit deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi më parë kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqit në seancat gjyqësore dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale.
Kësisoj, Paneli i Gjykimit e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është mbështetur ky përfundim janë mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave.
Mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Panelit të Gjykimit për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës. Z. Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje.
Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do ta dorëzojë zyrtarisht Njoftimin e Apelit për të korrigjuar këto gabime faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”, thuhet në postimin e publikuar nga avokati i Thaçit.
Top Channel
Baba Rrahimondi me tanga: qafiri jem Hashum,mos e rruj hic..... Allahi eshte me ty,jo me ata qe ke torturuar a ke vrare,atyne vari karin... gezuar ramazonin!
mut te jesh cdo gje por shqiptar j...o
Shko e merr Qipron e Veriut o peder grek se ju hodhi turku ne det e ju hani mut ne internet. Kosova ka pasur dhe do kete trima qe i dalin zot. Ju bythqira edhe pavaresine nga turku ja u dhane trimat arvanitas.
Me beri pershtypje dicka. Ne nje dite te tille Eni Vasili bente feste. RTSH qe duhet te jete tv kombetar nxorri logon e re 80 milionshe!!! A thua se skishte dite tjeter. Apo ujku mjegull do!
Neser eshte e "gjuma" dhe populli koqevar so shkoje te falet ne "gjami". Historia e Thaqit me shoke do harrohet.
Ta Q..... Faren SERBE Ty ,Rrahimave e Mondeve shkruj Emri n e kurves qe te ka Dh.....
Rama duhet te ndaje nje fond per mbrojtjen e ketyre heronjve te UÇK ne procesin e apelit dhe duhet te filloje nje fushate intensive diplomatike ne mbrojtje te tyre. Viktima po denohet me shume se agresori.
Ti ke te drejt dhe eshte keqardheje e madhe .por shumica e deshmimtareve qe deshmuan kunder juve ne hage kane qene vellezerit Kosovare,Shume te shtyre nga urejtja qe ne kemi ne gene ,ndoshta nanjeri me te drejte ,shume nga shqiptaret qe pregatiten dosjet tuaja,duke shtuar dhe tru shpelaret albinista.Me pak denoncime ke patur nga kosovaret sesa serbet,Fajin nuk ju a ka as serbija e as haga