Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “JO NË EMRIN TIM!”, Taulant Xhaka reagon pas Hagës, mediat serbe: “Skandal”

    “Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi i bashkëshortes së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë: E prisnim në shtëpi, kishim bërë plane

    Thaçi apelon vendimin e Hagës: Mohoj çdo përfshirje në vrasje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “JO NË EMRIN TIM!”, Taulant Xhaka reagon pas Hagës, mediat serbe: “Skandal”
    Lajmet e fundit

    “JO NË EMRIN TIM!”, Taulant Xhaka reagon pas Hagës, mediat serbe: “Skandal”

    September 17, 2026

    Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta edhe në botën e sportit.

    Një prej tyre ka ardhur nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa krahas tyre janë vendosur mesazhet: “Mos e Harroni Historinë!” dhe “JO NË EMRIN TIM”.

    Në poster shfaqet gjithashtu edhe mesazhi “Liria e tyre është nderi ynë”.

    Më pas, Taulant Xhaka ka publikuar një tjetër imazh të Kadri Veselit, të cilit i ka kushtuar edhe mesazhin: “Gjithmonë me ju”.

    Reagimi i futbollistit ka marrë vëmendje të gjerë dhe ka shkaktuar polemika, veçanërisht në mediat serbe. Disa prej tyre e kanë cilësuar publikimin e tij si “skandal”, duke i kushtuar hapësirë reagimit të Xhakës pas vendimit të Hagës.

    Reagimi i tij vjen një ditë pas vendimit të shkallës së parë, ku Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën gjithashtu fajtorë dhe u dënuan për akuza të lidhura me krime lufte.

    Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka luajtur për vite me Kombëtaren shqiptare, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Granit Xhaka, ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare.

    Dy vëllezërit kanë luajtur edhe së bashku te Basel, ndërsa Taulant Xhaka vazhdon të jetë një prej figurave të njohura të futbollit shqiptar.

    Reagimi i tij në rrjetet sociale është bërë pjesë e debatit publik që ka pasuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Taulant Xhaka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “JO NË EMRIN TIM!”, Taulant Xhaka reagon pas Hagës, mediat serbe: “Skandal”

    September 17, 2026

    “Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi i bashkëshortes së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë: E prisnim në shtëpi, kishim bërë plane

    September 17, 2026

    Thaçi apelon vendimin e Hagës: Mohoj çdo përfshirje në vrasje

    September 17, 2026

    Kontrollet me pajisje inteligjente në Fier, mbi 880 masa administrative dhe 7 procedime penale

    September 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.