Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Më pak se 70 mijë tifozë ishin në San Siro për debutimin europian të Milanit të drejtuar nga Ruben Amorim ndaj Benficës. Por një person në tribuna tërhoqi veçanërisht vëmendjen e publikut dhe kamerave: Antonio Conte!

ITALI - Prania e ish-trajnerit të Italisë ndezi menjëherë fantazitë e tifozëve kuqezi, sidomos pas përfundimit të ndeshjes. Milani humbi dhe në bilbilin e fundit, zemërimi i San Siros u shfaq me vërshëllima ndaj Amorimit dhe skuadrës.
Në këtë atmosferë, Conte u shndërrua papritur në “ëndrrën e ndaluar” të një pjese të madhe të tifozëve të Milanit.
Megjithatë, për momentin, prania e tij në San Siro nuk konsiderohet një sinjal merkatoje. Sipas asaj që raportohet, Conte e ndoqi ndeshjen nga afër për interes personal dhe profesional. Pra, nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të afërt me Milanin, por thjesht për një mundësi për të ndjekur nga stadiumi një ndeshje të rëndësishme.
Amorimit i duhet ende të gjejë zgjidhjet e duhura për Milanin dhe, pavarësisht situatës, për momentin nuk duket se rrezikon shkarkimin. Por një tjetër rezultat negativ ndaj Leçes do ta bënte pushimin e radhës së kampionatit jashtëzakonisht të gjatë për trajnerin portugez.
Edhe Juventusi nën hijen e Contes
Por Conte mund të shfaqet sërish në stadium. Këtë herë në Torino, për të ndjekur nga afër sfidën e Juventusit ndaj NEC-it.
Edhe në këtë rast, një prani e tillë nuk duhet interpretuar automatikisht si sinjal për një ndryshim në pankinë. Megjithatë, pas humbjes së Juventusit ndaj Sassuolos, emri i Contes ka filluar të qarkullojë gjithnjë e më shumë në lidhje me të ardhmen e Luciano Spallettit.
Madje, trajneri bardhezi u detyrua t'i përgjigjej pyetjeve për këtë temë në konferencën për shtyp.
“Nëse duan të fusin emrin e Contes në mes, duhet ta pranojmë. Këto zëra nuk më habisin. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Spalletti.
Një dilemë edhe për Conten
Ekziston edhe një tjetër element që duhet marrë në konsideratë. Në karrierën e tij, Conte vetëm një herë ka marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit. Kjo ndodhi te Tottenham dhe që atëherë nuk e ka përsëritur më një zgjedhje të tillë.
Pikërisht për këtë arsye lind pyetja: “a do të ishte Conte i gatshëm të merrte përsipër një nga projektet e Milanit apo Juventusit në kushtet aktuale?”
Të dyja skuadrat kanë formacione që mund të mos përshtaten plotësisht me idetë e tij taktike. Deri tani, Conte ka preferuar të presë projektin që i përshtatet më shumë filozofisë së tij, në vend që të ndërhyjë në një skuadër gjatë rrugës.
Kështu, për momentin, Conte mbetet një emër që qarkullon në sfond, ndërsa “Amorim dhe Spalletti luftojnë për të larguar hijen e tij nga pankinat e Milanit dhe Juventusit.”
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Bjellorusia do të jetë kundërshtari me të cilin Shqipëria do të hapë fushatën e Nations League, më 26 sh...
ALGJERI - Brahim Hemdani, pasardhësi i Vladimir Petkovic si trajner i ‘Fennecs’, ka zbuluar skuadrën e tij të parë për Al...
KOSOVE - Në ditët e fundit te përfaqësuesja e Kosovës, ka qenë në rend të ditës vendimi i kapitenit Amir Rrahmani...
TIRANE - Në morinë e masave të marra nga Komisioni i Drejtësisë dhe Etikës në FSHF, të cilat po i botojmë më...
GJERMANI - Në një komunikatë për shtyp, Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur se trajneri i katër herë kampion&e...
SPANJE - Menaxhmenti i Barcelonës është në kërkim për një qendërsulmues të ri për Hansi Flick. Sip...
ANGLI - Qasja e re ndaj përdorimit të teknologjisë në fushë, e cila debutoi këtë vit nën drejtimin e gjyqtarit të...
Ish-presidenti Todd Boehly ANGLI - Një riorganizim i madh korporativ po e trondit menaxhmentin e lartë të Chelseat. Në një d...
ITALI - Vala e re e trajnerëve ndërkombëtarë të futbollit mirëpret zyrtarisht një emër me prestigj absolut. Franc...
ITALI - Nesër shënohet thirrja e parë për Mancinin, e dyta si trajner i Italisë. Pasi ka thirrur paraprakisht ga...