LIVE UPDATES
Politike

“U përshëndetëm me shenjën tonë sekrete”/ Djali i Kadri Veselit rrëfen momentet para dhe pas vendimit në Hagë: Besojmë se Apeli do ta korrigjojë vendimin 

Ai thekson se edhe para shpalljes zyrtare, e kishte kuptuar se gjykata do të dënonte të akuzuarit, ndërkohë thekson se familjarët nuk kanë pasur frikë nga drejtësia, por, sipas tij, nga politika.

17 Shtator 2026, 19:07 Nga E. D
“U përshëndetëm me shenjën tonë sekrete”/
Klestor Veseli

KOSOVË- Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka rrëfyer momentet e përjetuara në Hagë para dhe gjatë shpalljes së vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vite burg në total. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veseli tregon momentin kur pa të atin në sallë dhe shkëmbeu me të një shenjë me duar, të cilën e përshkruan si simbolin “të dua”.

Sipas Veselit, kjo shenjë ishte përdorur nga babai i tij gjatë fushatave politike dhe lidhej me gjuhën e shenjave. Ai thekson se edhe para shpalljes zyrtare, e kishte kuptuar se gjykata do të dënonte të akuzuarit, ndërkohë thekson se familjarët nuk kanë pasur frikë nga drejtësia, por, sipas tij, nga politika.

Në reagimin e tij, ai thekson gjithashtu se familjarët nuk do të dorëzohen dhe u bën thirrje mbështetësve të mos reagojnë me urrejtje. Në fund të reagimit, Klestor Veseli përmend familjet e dëshmorëve, të zhdukurve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke thënë se familjarët e ish-krerëve të UÇK-së “ua kanë borxh” atyre që kanë sakrifikuar për Kosovën.

Reagimi i djalit të Kadri Veselit, Klestor Veseli:

Natën e 15 Shtatorit, ja arrita të fle gjumë, por jo të pushoj. Atë natë kisha shkuar të shoh axhallarët e mi, ti përqafoj fort dhe të mundohem tu jap e të marrë forcë e kurajo përballë asaj që na priste nesër. Ne ishim optimist dhe pozitiv, por refuzoja t’ia lëja asgjë në dorë rastësisë, doja të ishim të përgaditur për gjithçka, duke konsideruar historinë e popullit tonë, e të individëve si Adem Demaçi, i cili mbajti padrejtësisht 28 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë, 1 vit më shumë se Nelson Mandela simbol botëror i lirisë dhe rezistencës.

Një natë më herët i kisha kërkuar hotelit të aranzhoj një taksi që të na dërgonte në drejtim të Gjykatës. Në mëngjes, gjatë rrugës po shihja jashtë dritares së automjetit makinat e ndryshme me tabela të huaja, por që ishin Shqiptarët tanë. Këtë e tregonin flamujt e UÇK-së, herë të mbështjellë në pjesën përparëme të makinës e herë duke valvitur nga dritaret e hapura. Kaluam ambasadën, logo-ja e UÇK-së e ngjitur në dyert e saj, kaluam parkun në të cilin kishim protestuar vite më parë i cili ishte mbushur me njerëz e me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare. Arritëm në gjykatë, Nuk e di si u futëm mbrenda nga kallaballëku. Por rreth orës 08:45 veç se kishim zënë vendet në galerinë e publikut. Aty ishin të gjitha familjet, të gjithë në emocione duke pritur që perdet të hapen dhe ti shohim më në fund, më të shtrenjtët tanë.

Kur ora preku 09:00, ajo ishte ora më e gjatë e jetës time. 60 minutat e rradhës mu dukeshin si 60 orë, me dukej sikur kalonin dhjetëra orë kur i afrohesha axhës tim, Veselit për ti kërkuar t’ia shoh orën dhe veç 10 minuta kishin kaluar. Në një moment, kërkova ndjesë dhe u largova që të shkoj tek dollapi ku ishte telefoni im, që të kontaktoja edhe njëherë me nënën, të sigurohesha se ata janë mirë, dhe të përgaditur. Perdet më në fund u hapën, pashë babin tim, duke ngritur sytë drejt galerisë të publikut dalëngadalë duke skanuar se ku jemi ulur, ashtu siç bën gjithmonë në seancat ku kam marrë pjesë.

Sytë na u takuan, e përshendeta babin me atë shenjë që ai kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike. Shenjë që mbase shumica nuk ja dijnë kuptimin. Në gjuhën e shenjave, ai simbol do të thotë të dua, babi e pat mësuar kët nga fëmijët e fshatit SOS, dhe pat vendosur ta përdorë për ti përcjellë një mesazh edhe popullit tonë.

Nuk kishim mundur të flasim gjatë ditëve paraprake, telefonata e caktuar me 15 Shtator, kur unë isha në Hagë kishte dështuar për arsye teknike. Duke njohur babin tim, e dija se gjysma më e madhe e merakut të tij ishte si jemi ne emocionalisht. Nuk kisha mundur ti tregojë atij se jemi të fortë, ndaj mundohesha që përmes shenjave dhe mimikave t’ia kumtoj atë mesazh. Dënimi u shqiptua, por para se të shqiptohet ai u paralajmërua nga gjykatësit. Përmes rreshtave e kuptova se babin dhe shokët e tij do i dënojnë. Kishte ndodhur ajo që ishim frikësuar.

As une, as familja ime, as familja e axhit Hashim, as ajo e bacës Jakup, e as ajo e axhës Rexhë nuk jemi frikësu nga drejtësia, por nga politika. Ata burra, prindërit tanë, padyshim se janë të pafajshëm, por në këtë rast sinqerisht mu krijua përshtypja se nuk ishte qështje e gjykimit të fajësisë apo pafajësisë, është qështje e pyetjes:

“Si mund ta justifikojmë një dënim për këta burra?”

Përballë kësaj padrejtësie, ne vazhdojmë të besojmë në botën perëndimore, vazhdojmë të besojmë se Apeli do e korrigjoj këtë vendim kaq të zhytur me politikë dhe padrejtësi, komplet kundër vlerave që përfaqëson bota e perendimit.

Një gjë duhet të dihet, nuk ekziston opsioni i dorëzimit, nuk ekziston opsioni i turpërimit, dhe nuk ekziston opsioni i mërzisë e urrejtjes. Ua kemi borxh atyre fëmijëve të dëshmorëve, që kanë shikua jashtë dritares si fëmije duke e pritur rikthimin e prindërve të tyre në shtëpi e që nuk ndodhi asnjëhere.

Ua kemi borxh grave të atyre luftëtarëve që fati u kërkoj të forcohen, të marrin dy rolet e shtëpisë e tu krijojnë fëmijëve të tyre një ambient të shëndoshë për ti rritur. Ua kemi borxh të zhdukurve e familjeve të tyre, që nuk kanë një varr ku ti vendosin lulet në përkujtim. Ua kemi borxh fëmijëve të të burgosurve politik të cilët u dasht ta kenë durimin për të pritur rikthimin e prindërve tyre

E në fund, ja kemi borxh njerëzve të mirë të Kosovës, popullit Shqiptar. Këti populli qe u mblodh në shesh e ju dolën lotët në sy kur ndëgjuan për padrejtësinë që ndodhi në Hagë. Këti populli që në çdo protestë dolën e thirrën për drejtësi. Këti populli që respektuan paqen e dëshmuan njerzillëkun dhe civilizimin. Këti populli që ka duruar shumë, e ka përbirë shumë veq për të arritur lirinë e mirëqenjen.

Njeriu përgjigjet dhe mund të gjykohet vetëm nga dy entitete: nga Zoti, dhe nga populli i tij. E para Zotit e popullit Shqiptarë, babi im, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, dhe Pjetër Shala gjithmonë do të dalin me faqe të bardhë./Dosja.al

klestor veseli

Sondazh

Poll

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg