E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i kombëtares dhe Vllaznisë

Ilustrim · Vizion Plus

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshë 97-vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, Esat Bushati.

Lajmi është bërë publik nga klubi shkodran, që nëpërmjet faqes zyrtare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bushatit, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqeblu në vitet 40-60.

Njoftimi:

KF Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 97 vjeçare të ish- futbollistit të klubit tonë Esat Bushati, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën 🔴🔵 në vitet ’40-’60.

Përpos karrierës me Vllazninë, ka luajtur me sukses edhe për Partizanin dhe kombëtaren shqiptare duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të atyre viteve.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”.

I përjetshëm qoftë kujtim yt Esat Bushati!

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.