AKTUALITET

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar: Unë me atë, kurrën e kurrës! Më kërcënoi

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2026, 19:32
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron

34-vjeçarja, Merita Gremaj ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, se ajo dhe daja i saj, Bledar Bakaj, do të martoheshin. Duke folur në “Shqipëreia Live", Merita Gremaj ka mohuar se ka pasur plane për tu martuar me Bledar Bakajn, duke deklaruar se kurrën e kurrës nuk do të martohej me të. Ajo sqaroi se fotografia e publikuar nga deputetja ishte bërë në Fier, gjatë një daljeje për të blerë rroba dhe sipas saj fotografia ishte përdorur në një situatë ku Bakaj e kërcënonte.

Gremaj tha se kishte përjetuar dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme dhe se nuk e kishte denoncuar më herët nga frika. Sipas saj, Bakaj e kishte kërcënuar se do t’i hiqte një këmbë dhe një krah nëse fliste. Ajo tregoi se kishte dorëzuar prova në polici dhe se kërcënimet, sipas saj, kishin vazhduar edhe në shtëpinë e familjes.

Gremaj tha gjithashtu se nuk kishte pasur kontakte me deputeten pas denoncimit, ndërsa familjarë të Bakajt, sipas saj, i kishin kërkuar të tërhiqte denoncimin, duke i thënë se ai kishte fëmijë. Në fund, ajo shpreh shqetësim për gjendjen e babait të saj, i cili ndodhet në shtrat pasi 52-vjeçari e ka plagosur me drapër. E reja thekson se edhe nëna e saj është në gjendje shumë të rënduar.

Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?

Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës

Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?

Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton

Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar?

Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte

Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?

Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.

Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?

Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.

Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?

Merita Gremaj: Në muajin qershor

Sidorela Gjoni: Të këtij viti?

Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?

Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme

Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?

Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime

Sidorela Gjoni:Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?

Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse

Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?

Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.

Sidorela Gjoni:Në polici ça provash ke dhënë?

Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin

Sidorela Gjoni:A të ka marrë deputetja në telefon?

Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba

Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?

Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim

Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?

Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq./Dosja.al

merita gremaj bledar bakaj zegjine Çaushi

Artikuj te sugjeruar

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim