• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: A ndaluan shërbimet e NATO bashkëpunimin e kompanive italiane me Ron Yeffet e Kayo?

19:47 : 17/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar bashkëpunimi mes kompanisë KAYO, biznesmenit Ron Yeffet dhe kompanive italiane në sektorin e mbrojtjes.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku iu drejtua ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufit, duke kërkuar të dijë nëse kompanitë italiane që kanë zhvilluar bisedime me qeverinë shqiptare janë kushtëzuar që të bashkëpunojnë me KAYO-n dhe Ron Yeffet.

“A është e vërtetë që qeveria shqiptare ka zhvilluar bisedime me IVECO-n dhe kompani të tjera italiane, por ato janë kushtëzuar të zgjedhin si kontraktorë KAYO-n dhe Ron Yeffet?”, pyeti Tabaku.

Ajo e lidhi çështjen me mënyrën se si, sipas saj, po menaxhohen asetet dhe fondet publike në sektorin e mbrojtjes, duke ngritur pikëpyetje mbi procedurat e përzgjedhjes së operatorëve, konkurrencën dhe përdorimin e ndihmës shtetërore.

Tabaku përmendi gjithashtu shifrën prej 34 milionë eurosh, që sipas saj janë dhënë KAYO-s brenda dhjetë muajve nga fondet publike, duke kërkuar transparencë mbi mënyrën se si janë negociuar kontratat dhe si është verifikuar aftësia financiare dhe profesionale e kompanive të përfshira.

Lexo edhe:

‘A është përdorur Shqipëria për trafik armësh?’/ Tomorri: Përgjimi është i vërtetë

Pagat e magjistratëve/ Asociacioni Evropian i Gjyqtarëve: Po shkelet vendimi i Kushtetueses

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jorida Tabaku (@jorida.tabaku)

Tabaku: KAYO tregoi se në Shqipëri, sipas këtij modeli, nuk ka rëndësi si bën biznes apo sa ke investuar. Për të ecur përpara duhet të njohësh një njeri që quhet Edi Rama. Asetet dhe financat publike janë nën sulmin e modelit KAYO. Ndërkohë që një familje mezi numëron lekët për faturat e ushqimeve dhe çmimin e naftës, 34 milionë euro nga taksat e shqiptarëve i jepen KAYO-s pa kontrollin dhe monitorimin e duhur, ndërsa pretendohet se po zhvillohet industria e mbrojtjes.

Pak muaj më parë shkova te familja Dervishi. Brenda natës, sipas asaj që më treguan, iu mor prona. Qeveria kishte vendosur që aty të ndërtohej fabrika e KAYO-s dhe familja u gjend pa pasuri. Ndërkohë, pasuri private dhe publike iu vunë në dispozicion një kompanie ku, sipas të dhënave që ne kemi, shteti zotëron më pak se 50 për qind. Si u përzgjodhën këta operatorë? Si u negociuan drejtpërdrejt kontratat? Si u garantua konkurrenca? Si u përdor ndihma shtetërore? Si u verifikua aftësia e individëve për të investuar në fushën e mbrojtjes? Cila është vlera reale e shtuar nga ky projekt, përtej 34 milionë eurove që, sipas nesh, kanë shkuar te një njeri i afërt me kryeministrin? Të gjitha këto pyetje lidhen edhe me detyrimet tona në procesin e integrimit europian, veçanërisht për transparencën dhe prokurimin publik.

Duhet të dimë si është e mundur që, sipas shifrave që kemi, 34 milionë euro nga taksat e shqiptarëve t’i jenë dhënë KAYO-s brenda dhjetë muajve. Ky nuk është rasti i parë.

Prandaj kam një kërkesë dhe një pyetje për ministrin e Mbrojtjes: A është e vërtetë që qeveria shqiptare ka zhvilluar bisedime me IVECO-n dhe kompani të tjera italiane, por ato janë kushtëzuar të zgjedhin si kontraktorë KAYO-n dhe Ron Yeffet? 

Etiketa: Jorida TabakuKayoqeveriaRon Yeffet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘A është përdorur Shqipëria për trafik armësh?’/ Tomorri: Përgjimi është i vërtetë

19:01 : 17/09/2026
AKTUALITET

Pagat e magjistratëve/ Asociacioni Evropian i Gjyqtarëve: Po shkelet vendimi i Kushtetueses

17:06 : 17/09/2026
AKTUALITET

Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave

16:47 : 17/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Kuvendi rrëzoi komisionin për KAYO-n, PD do ta çojë çështjen në Kushtetuese

13:57 : 17/09/2026
AKTUALITET

Debatet në mbledhjen pa media/ Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Pikëpyetje mbi veprimtarinë e KAYO

10:12 : 17/09/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për Komision Hetimor për KAYO

09:51 : 17/09/2026

TË GJITHA

Tabaku: A ndaluan shërbimet e NATO bashkëpunimin e kompanive italiane me Ron Yeffet e Kayo?

19:47 : 17/09/2026

“Populli pa bukë, Belinda me vila”, pankartat e protestës së 110-të

19:46 : 17/09/2026

“Të plasi trapi…”/ Çfarë zbulojnë email-et e Ballukut për vilën në Green Coast

19:36 : 17/09/2026

110 ditë në rrugë, protestuesit përsërisin kërkesën: Rama jep dorëheqjen

19:26 : 17/09/2026

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve

19:17 : 17/09/2026

Federata angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n

19:10 : 17/09/2026

‘A është përdorur Shqipëria për trafik armësh?’/ Tomorri: Përgjimi është i vërtetë

19:01 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com