Burri Hashim Thaçi dhe burreci Veliaj
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...

Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga burgu nuk lëshon firmën e Bashkisë së Tiranës.
Hashim Thaçi u ngrit në këmbë në sallën e gjyqit në Hagë për të dëgjuar vendimin. Një njeri që ka qenë president i Kosovës, kryeministër dhe një prej figurave kryesore të historisë së saj, qëndroi përballë gjyqtarit dhe dëgjoi dënimin me 25 vite burg.
Nuk iku. Nuk u fsheh. Nuk bëri teatër me karrigen. Nuk kërkoi që gjykatësi dhe prokurori t’i jepnin llogari atij. U ngrit në këmbë dhe dëgjoi. Ky është një gjest i thjeshtë, por që tregon shumë për karakterin e një njeriu.
Ndërsa në Tiranë kemi një kryetar bashkie që nga burgu vazhdon të firmosë aktet e qeverisjes së qytetit. Erion Veliaj nuk pranon as idenë e dorëheqjes, as idenë e delegimit të firmës tek dikush tjetër për aq kohë sa i ka mbetur si kryetar bashkie.
As dorëheqje. As delegim. As lëshim. Firmën e do për vete. Tiranën e do për vete. Postin e do për vete. Edhe nga burgu.
Sepse çfarë është një njeri që nuk pranon të lëshojë asgjë, edhe kur nuk është më në gjendje ta ushtrojë detyrën siç duhet? Çfarë është një kryetar bashkie që nuk pranon të dorëhiqet, nuk pranon të delegojë dhe kërkon të vazhdojë të firmosë nga burgu, sikur Tirana të ishte lodra e tij personale? Si fëmija që nuk pranon të ndajë lodrën me të tjerët. Nuk luan vetë me të. Nuk ia jep as tjetrit. Por nuk e lëshon. E mban fort në dorë, edhe kur të gjithë e shohin se loja ka mbaruar.
Kjo është ajo që po shohim me Erion Veliajn. Hashim Thaçi u ngrit në këmbë për të dëgjuar një vendim që e dënonte me 25 vite burg. Erion Veliaj, nga burgu, kërkon të vazhdojë të drejtojë Tiranën.
Njëri u përball me gjykatën. Tjetri nuk pranon të përballet as me idenë e dorëheqjes. Njëri dëgjoi vendimin me trupin drejt. Tjetri nuk pranon të lëshojë firmën me trupin kërrusur. Njëri e la Kosovën të vazhdonte rrugën e saj. Tjetri sillet sikur Tirana nuk mund të vazhdojë pa të.
Dhe kjo është pjesa më qesharake e gjithë kësaj historie. Një kryetar bashkie që ndodhet në burg, që nuk shkon në seancat gjyqësore dhe që e zhvillon betejën e tij në media, nuk pranon as të delegojë firmën e bashkisë tek dikush tjetër. Sikur të ishte i vetmi njeri në Shqipëri që di të firmosë një akt administrativ. Sikur Tirana të ishte një lodër që ia kanë blerë dhe tani askush nuk ka të drejtë t’ia prekë. Sikur qyteti të ishte pronë private.
Por Tirana nuk është pronë e Erion Veliajt dhe Bashkia nuk është lodër e tij. Firma nuk është trashëgimi familjare. Kryetari i bashkisë nuk është mbret. Dhe një njeri që e ka kuptuar këtë, edhe kur ka qenë në majat e pushtetit, nuk ka nevojë të mbahet pas firmës nga burgu për të provuar se është ende dikush.
Hashim Thaçi dje u ngrit në këmbë. Erion Veliaj sot rri në burg dhe nuk lëshon firmën. Njëri tregoi se mund të përballesh me drejtësinë edhe kur ajo të dënon. Tjetri tregon se sa e vështirë është të lëshosh pushtetin edhe kur nuk je më i lirë.
Kjo është diferenca mes një burri që e kupton se historia e tij është më e madhe se vetja dhe një burreci që e mendon veten më të madh se qyteti që ka drejtuar.
Dhe mos na flisni më për dinjitetin e Veliajt. Dinjiteti nuk është të mbash firmën e bashkisë nga burgu. Dinjiteti është të kuptosh kur duhet të largohesh. Dinjiteti është të mos e mbash një qytet peng të ambicies personale. Dinjiteti është të mos sillesh sikur pa ty nuk ekziston as Tirana, as bashkia, as jeta.
Hashim Thaçi u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Erion Veliaj nuk pranon të lëshojë lodrën.
Dhe tani kuptohet më mirë se çfarë karakteresh kemi përballë. Njëri u përball me gjykatën. Tjetri nuk pranon as idenë e dorëheqjes.
Njëri dëgjoi. Tjetri firmos. Njëri u ngrit në këmbë. Tjetri nuk lëshon postin. Burri Thaçi dhe burreci Veliaj.
Dallimi nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Mjafton të shohësh kush u ngrit në këmbë dhe kush nuk pranon të lëshojë lodrën e vet./ CNA
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Edi Rama doli publikisht në mbështetje të Erion Veliajt dh...
Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk ...
Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e...
Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Sh...
Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm ...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Prej katër ditësh me radhë, shqiptari Alket Rizai vijon të...
Raportohet se 25 persona janë shoqëruar në ambientet e kom...
Shtetasi nga Kosova, E.M ka humbur jetën ditën e sotme. Si...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një ...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet nd...
Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimev...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...