Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Gjatë diskutimit të projektligjit për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, Korreshi tha se në fshatra qytetarët ende kanë problematika bazike, ndërsa qeveria diskuton për inteligjencën artificiale.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend qasjen e qeverisë ndaj inteligjencës artificiale, duke bërë një paralelizëm mes teknologjisë së avancuar dhe realitetit në zonat rurale.
Gjatë diskutimit të projektligjit për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, Korreshi tha se në fshatra qytetarët ende kanë problematika bazike, ndërsa qeveria diskuton për inteligjencën artificiale.
Në fjalën e tij, deputeti demokrat ngriti akuza ndaj mazhorancës për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Korreshi pretendoi se përmes patronazhistëve, PS-ja ka siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të qytetarëve, duke e lidhur këtë çështje me diskutimet për mbrojtjen e të drejtave dhe privatësisë në epokën e inteligjencës artificiale.
“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca artificiale. Unë kam parë që qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike. Si do bëj ajo infermierja apo doktoresha në këto qendra shëndetësore, për të hyrë te sistemi juaj. Me ça mrrokulle do hyjnë. Do dali në pazar të gjejë një kamer me inteligjencë artificiale? Kjo është inteligjenca juaj artificiale.
E nisët me Diellën, morët ca lekë. Aktorja tha më hiqni surratin se më morët më qafë. Kjo është situata. Pastaj ju thoni do vëmë kamera nëpër shkolla, kamera këtu e atje. Ore i keni parë ndonjëherë sistemet sot si funksionojnë? Shkoni te Kadastra, 3 muaj nuk punonte ASHK se s’punonte mrrokulla.
I morëm mrrokullat nga Lushnja në kurriz e i çuam në Fier. Ju keni sahatët në rrugë, po i shkel lopa, po i ha gomari, ju thoni Smart City. Mos na merrni edhe të dhënat e kalamajve, se s’ka patronazhistë tuajët që s’na dinë edhe numrin e këmbës, me çorape të grisura apo jo, i kemi prerë thonjtë apo jo. Që në mëngjes atë punë bëjnë”, tha mes të tjerash Korreshi./Dosja.al
Iris Luarasi TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka folur gjatë fjalës së saj në Kuvend lidhur episodin e n...
Taulant Balla dhe Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tau...
Klestor Veseli KOSOVË- Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka rrëfyer momentet e për...
Bedri Hamza, Albin Kurti KOSOVË- Tronditja e shkaktuar nga shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara ...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar një ditë pasi Gjykata Speciale në Hag&eum...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës n&...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se Arb...
Igli Hasani TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se sot po kërkon t'i faturojë përgj...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gj...