AKTUALITET /

“Më cenuan reputacionin”, biznesmeni Kastriot Haskaj i drejtohet AMA-s për ngatërrimin e emrit

Hasko akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”

Shkruar nga Versus

“Më cenuan reputacionin”, biznesmeni Kastriot Haskaj i

Një ngatërresë në mbiemrin e një biznesmeni gjatë raportimit të aksionit të Prokurorisë së Fierit ka çuar në një ankesë zyrtare pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Bëhet fjalë për biznesmenin Kastriot Hasko, i cili pretendon se gjatë raportimit të hetimit për tjetërsimin e rreth 11 mijë hektarëve tokë në zonën e Semanit janë publikuar të dhëna të pasakta, duke cenuar reputacionin e tij.

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Fierit ka vendosur masa sigurie ndaj dy ish-drejtuesve të ASHK Fier, Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj, juristit P. Ç., si dhe biznesmenit Kastriot Hasko, i cili është identifikuar nga organi i akuzës si përfitues i pronave.

Hasko akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ndërkohë, Kastriot Haskaj, i cili thotë se është person tjetër, i është drejtuar AMA-s duke kundërshtuar identifikimin e tij në raportimet mediatike dhe duke kërkuar ndërhyrje lidhur me publikimin e informacionit që ai e konsideron të pasaktë./Versus.al

Poll