web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis edicioni i tretë i “Serenights festival” në Korçë

17 Shtator 2026, 20:21, Kulturë CNA

Nis edicioni i tretë i “Serenights festival” në

Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights Festival” në qytetin e Korçës, një aktivitet që për katër netë me radhë do të sjellë muzikë, emocione dhe aromën e serenatave korçare në disa prej hapësirave më karakteristike të qytetit.

Mbrëmja e parë po zhvillohet në Bashtën "Themistokli Gërmenji", ku publiku do të shijojë një program të pasur muzikor, me artistë dhe instrumentistë që do të interpretojnë këngë të dashura për të gjithë.

Në skenë do të ngjiten Dixi Band, Arben Duro, Gloria Nure, Erika Ahmeti, Stelio Tollkuçi, Bledi Kaso, Rubin Kaso, Ester Troja, Llazar Treni, Gledia Zhilla, Saimir Poda, Besmir Shani, Gani Çibuku, Maria Fuxhi dhe Xhorxhia Xhixho, të cilët do të sjellin interpretimet e tyre përmes një repertori që ndërthur serenatat me muzikën e njohur shqiptare.

Pjesë e mbrëmjes janë edhe instrumentistë të ndryshëm, të cilët do të shoqërojnë performancat me tingujt e saksofonit, trompës, trombonit, violinës, kitarës elektrike, pianos dhe baterisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë muzikore.

Me sloganin “Korça këndon. Serenata bashkon”, edicioni i tretë i “Serenights Festival” synon të sjellë për publikun një festë të muzikës dhe traditës, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur ku serenata dhe tingujt muzikorë bashkojnë artistët dhe qytetarët.





Lajmet e fundit nga