110 ditë qëndresë/ Pas protestës para Kuvendit qytetarët mblidhen sërish në Bulevard: Arrestoni Ramën!
Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje: Rama jepe dorëheqjen 17 Shtator, 1...
Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje: Rama jepe dorëheqjen 17 Shtator, 1...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
• Pas protestës para ambienteve të Kuvendit, qytetarët janë mbledhur sërish në shesh për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. • Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 110 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 110 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit. • Ndërkohë, protesta paradite u shoqërua me tensione, pasi pati përplasje mes policisë dhe protestuesve. • Situata u tensionua edhe më shumë kur protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes dhe më pas policia shoqëroi disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, 110 ditë revoltë kundër klasës politike dhe kundër kryeministrit të vendit Edi Rama. Pas grumbullimit dhe organizimit të protestuesve në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët e portestës dhe qytetarët e pranishëm në tubim.
Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Me thirrjen kryesore “Rama në burg, Berisha në burg”, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhin e tyre për ndryshimin e të gjithë klasës politike në vend.
Ndër pankartat dhe brohoritjet në kor, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta si "Edi Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Shqipëria kërkon revolucion"./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 110-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al