Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia shpall në kërkim vlonjatin David Isaac, 41 vjeçari "merr në qafë" dhe punonjësit e Gjendjes Civile sepse i dhanë EMËR izraelit pa e verifikuar (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Policia shpall në kërkim vlonjatin David Isaac, 41 vjeçari
Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi alias David Isaac

Presidenti i komunitetit hebraik në Tiranë, Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi alias David Isaac është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shqiptari nga Vlora është bërë i njohur për manipulimet në rangje të larta të politikës dhe biznesit, duke u prezantuar si shtetas izraelit, por në fakt është as më pak e as më shumë nga qyteti i Vlorës.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, në kuadër të të cilit u bë shpallja në kërkim e 41 vjeçarit, pasi ka ndërruar tre identitete me dokumente të falsifikuara.

Nga hetimet, dyshohet se shtetasi David Isaac ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar, ndërsa dy punonjës të Gjendjes Civile dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.

Ndaj, Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë dhe A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim në kuadër të operacionit, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Newsbomb.al ka mësuar dhe raportuar ekskluzivisht në Korrik 2026, se autoritetet në Shqipëri dhe ato në Izrael kanë nisur hetimet për shtetasin shqiptar me tre identitete, Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi alias David Isaac, i cili ka futur në kurth politikanë e biznesmenë shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese