Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit", Iris Luarasi denoncon valën e komenteve kërcënuese pas videos virale

Shkruar nga Newsbomb
"U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me incidentin e ndodhur një javë më parë, kur u përndoq verbalisht nga një grup protestuesish teksa po shkonte drejt seancës plenare.

Luarasi e krahasoi grupin me "pionerët e Enverit" dhe tha se ngjarja nuk qëndron te videoja që u pa nga miliona njerëz, por te ajo që pasoi më pas në hapësirën online, çështje që sipas saj synon të rregullojë edhe konventa në diskutim.

"Të gjithë ju e keni parë se një javë më parë, teksa po vija drejt seancës plenare, u përndoq nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj. Kjo ishte një video që u pa nga miliona njerëz. Unë s'jam këtu për ta ritreguar, por jam këtu për të treguar atë që ndodhi pas videos. Sepse aty qëndron çështja që kjo konventë synon të rregullojë", tha mes të tjerash Luarasi.

Sipas deputetes, ajo që pasoi është monitoruar në mënyrë të pavarur, publikim pas publikimi.

Në harkun kohor të 5 ditëve, nga data 8-12 shtator, emri i saj u përmend në 708 artikuj, në 64 media online dhe në 134 llogari të emërtuara. Shtrirja e përgjithshme arriti në 14.9 milionë, ndërsa shikimet në 4.8 milionë. Luarasi theksoi se 80% e gjithë kësaj vale ndodhi brenda 48 orëve të para.

Pjesa më shqetësuese, sipas saj, janë komentet. Deputetja raportoi se janë evidentuar 730 komente ndëshkuese ose potencialisht të dhunshme, me përmbajtje që përfshinin thirrje për "burg, zhdukje, varje, djegie, pushkatim".

Luarasi shtoi se edhe pse jo çdo fyerje përbën gjuhë urrejtjeje në kuptimin ligjor, thirrjet për varje dhe pushkatim ndaj një gruaje që po shkon në punë nuk janë debat politik, por siç e cilëson Konventa në nenin 5, "rrezik për aksesin e drejtpërdrejtë dhe të barabartë në debatin publik".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese