E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sport

Nuk ka qetësi te Kosova, pas Rrahmanit, një tjetër mbrojtës largohet nga skuadra! Nuk dëshiron të luajë nën drejtimin e Fodës

Ilustrim · Vizion Plus

Kombëtarja e Kosovës ndodhet në kaos të plotë ditët e fundit. Pas deklaratës së kapitenit Armir Rrahmani se do të largohet nga Dardanët dhe nuk do të luajë më për verdheblutë derisa të jenë këta drejtues të federatës, ka ardhur një tjetër goditje.

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka bërë të ditur ditën e sotme, përmes rrjeteve sociale, se nuk do të luajë për Kosovën për sa kohë në krye të skuadrës do të jetë trajneri Foda.

Një situatë e rëndë kjo për Dardanët para ndeshjeve të Nations League.

“Pas shumë mendimesh, kam marrë vendimin që, për momentin, të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e stafit aktual teknik. Ta përfaqësoj Kosovën ka qenë dhe mbetet një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Jam krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë.

Me kalimin e kohës, është bërë e qartë për mua se me trajnerin aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit të ndërsjellë dhe e besimit për të vazhduar një bashkëpunim profesional. Për këtë arsye, kam arritur në një pikë ku duhet të vendos një kufi”, vijon futbollisti, i cili këmbëngul se nuk është një vendim kundër Kombëtares së Kosovës.

“Kjo nuk është tërheqje nga Kombëtarja dhe nuk është vendim kundër Kosovës. Vendimi im lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik”, shkruan Hadërgjonaj.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.